Drejtësia britanike ka dënuar me dy vjet burg 25-vjeçarin shqiptar, pasi është kapur brenda një “shtëpie bari”.

I riu është identifikuar si Elton Haizi. Ai është arrestuat brenda “shtëpisë së barit” në Highmead Avenue, Llanelli, kur policia ekzekutoi një urdhër atje më 13 dhjetor 2021.

Vlera e kanabisit e cila u gjet brenda ambientit ku u kap shqiptari kishte vlerë 232,400 £. Haizi fillimisht u mundua të justifikonte veprimin e tij, duke thënë se ishte i detyruar nga të tjerët.

Prokurori i çështjes DI Rhys Jones tha se fabrika ishte plot me kanabis të rritur në mënyrë profesionale.

“Çdo dhomë në fabrikën e kanabisit ishte e rritur në mënyrë profesionale dhe të sofistikuar. Brenda ‘shtëpisë së barit’ janë gjetur 250 bimë të pjekura dhe me cilësi të lartë”, tha ai.

Hazizi u dënua në Gjykatën e Kurorës Swansea të martën, më 1 shkurt.