Një 22-vjeçar shqiptar, Xhesi Hajdari është dënuar me 7 muaj burg në Britaninë e Madhe pasi u shpall fajtor për përfshirjen në kultivimin e kanabisit. Ai kërkoi falje kur doli para gjykatës:
“Kërkoj falje Britanisë së Madhe dhe gjykatës”, tha 22-vjeçari.
I riu shqiptar u kap në 7 nëntor, në një banesë, e cila ishte përshtatur si fermë kanabisi dhe kur policia po kryente kontrollin asokohe në atë që konsiderohet si “shtëpinë e barit”, 22-vjeçari duke tentuar të largohej, u rrëzua nga çatia dhe pas kësaj u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor kur qëndroi për pak kohë.
Mediat britanike shkruajnë se brenda u zbuluan 150 bimë kanabisi me vlerë rreth 100,000 paund në tregun e pa ligjshëm.
Ai tha se kishte ardhur në Angli nga Shqipëria për të punuar në ndërtim, por takoi dy shokë shqiptarë të cilët e dërguan atë në ambientet e kanabisit për t'u kujdesur për bimët.
Avokati i tij, Simon Williams tha se i riu kishte rënë pre e manipulimit dhe se në Shqipëri ka pasur një jetë të vështirë, për shkak të gjakmarrjes, pasi duhej që të ndihmonte motrën dhe nënën e tij , të cilat kishin mbetur vetëm pasi babai dhe vëllai i tij ishin larguar nga vendi për shkak të gjakmarrjes.
"Jeta e tij në Shqipëri, ai ka vetëm nënën dhe motrën e tij. Për shkak të rrethanave familjare babai dhe vëllai i tij u detyruan të largoheshin nga Shqipëria për shkak të përfshirjes së tyre në një gjakmarrje. Arsyeja e tij për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar ishte të ndihmonte familjen e tij.", u shpreh avokati.
Komente











