U kap në shtëpi bari, si u mbrojt shqiptari para gjykatës në Britani: Kam nënën me kancer, më duheshin paratë

U kap në shtëpi bari, si u mbrojt shqiptari para gjykatës në Britani: Kam nënën me kancer, më duheshin paratë

Foto ilustruese

Dy shqiptarë kanë dalë para gjykatës në Britaninë e Madhe një ditë më parë, pasi janë në burg për prodhim dhe kultivim të lëndëve narkotike në një banesë në Great Yarmouth.

Elian Thana 27 vjeç dhe Silvio Sakaj 23 vjeç u zbuluan në një ndërtesë që ishte ngjitur me pronën ku u sekuestruan 515 rrënjë të bimës së kanabisit si dhe 40 kg kanabis në proces tharje.  

“Të dy keni ëndërruar për prosperitet dhe sukses, por u futët në grackën e kriminelëve të sofistikuar që ju përdorën për të korrur prodhimin e tyre të drogës. Një “përrallë” shumë e njohur kjo“, u tha gjykatësi, John Hardy.

Avokati Ian James, tha në mbrojtje të klientit Sakaj se ai kishte ardhur në këtë vend në rrugë të paligjshme, pasi i kishin thënë se do të mund të fitonte shumë para duke punuar në industrinë e ndërtimit.

“Por Sakaj– tha avokati- përfundoi me borxhe që duheshin shlyer“.

Sakaq nga ana tjetër pranoi se ajo që kishte bërë ishte e gabuar dhe kërkoi falje.

Avokati i Elian Thanës e mbrojti klientin e tij duke thënë se nëna e të riut 27 vjeçar ishte diagnostikuar së fundmi me kancer dhe se ai kishte ardhur me qëllimin që të gjente një punë të mirë për të kuruar nënën e sëmurë dhe për të mbështetur familjen e tij. Ai tha se klienti i tij, i pandehuri Elian Thana “nuk e kishte kuptuar se në çfarë situate po përfshihej”.

Të dy të rinjtë shqiptarë u dënuam me 8 muaj burg.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb