TIRANË- Dy efektivë të forcave ‘Shqiponja’ në Tiranë kanë rënë në pranga pasi u kapën duke i  marrë një shoferi 100 euro. Bëhet fjalë për policët Andi Çelmeta., 36 vjeç me detyrë detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë; dhe Hashim Xhixha, me detyrë me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. 

Gjatë kontrollit nga forcat e policisë, AMP njofton se këtyre efektivëve iu gjetën dhe iu sekuestruan 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se procedimi për 2 efektivët e forcave "Shqiponja" ka nisur pak kohë më parë nga AMP pas një konflikti që të dy kanë pasur me një qytetar. Në të njëjtin procedim thuhet se Çelmeta dhe Xhixha merrnin ryshfet nga qytetarët për lehtësim masash.

Pas hetimeve të agjentëve të AMP, është inskenuar një situatë që një automjet ka lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në prani të dy policëve, të cilët e kanë ndaluar. Gjatë kryerjes së proceduarave standarde, i infiltruari i AMP, i ka dhënë 100 euro për t'iu shmangur penalizimit. Të dy policët e "Shqiponjave" kanë pranuar lekët, dhe në këtë moment është për arrestimin e tyre në flagrancë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:12
U kapën për 100 euro ryshfet, si nisën hetimet e AMP për dy efektivët e forcave ‘Shqiponja’ në Tiranë

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar detaje të reja lidhur me arrestimin e dy policëve që merrnin ryshfet në Tiranë.

Procedimi për 2 efektivët e forcave "Shqiponja" ka nisur pak kohë më parë nga AMP pas një konflikti që të dy kanë pasur me një qytetar. Në të njëjtin procedim thuhet se Çelmeta dhe Xhixha merrnin ryshfet nga qytetarët për lehtësim masash. Pas hetimeve të agjentëve të AMP, është inskenuar një situatë që një automjet ka lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në prani të dy policëve, të cilët e kanë ndaluar. Gjatë kryerjes së proceduarave standarde, i infiltruari i AMP, i ka dhënë 100 euro për t'iu shmangur penalizimit. Të dy policët e "Shqiponjave" kanë pranuar lekët, dhe në këtë moment është për arrestimin e tyre në flagrancë.