LEZHË- 2 persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Lezhës pasi iu gjetën disa doza kanabis, e bërë gati për tu shitur në makinën me të cilën po udhëtonin.
Në pranga kanë rënë Gj. B., 27 vjeç dhe A. P., 25 vjeç, të dy banues në Lezhë. Pas kësaj janë kryer kontrolle dhe në banesat e tyre.
Në banesën e 27-vjeçarit është gjetur një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, sasi e cila u sekuestrua.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.
Komento