U kapën duke shkëmbyer 200 kg kanabis, Gjykata e Shkodrës lë në burg gjashtë të arrestuarit
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 të arrestuarit të cilët u kapën me momentin e shkëmbimit me 200 kg kanabis.
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 të arrestuarit të cilët u kapën me momentin e shkëmbimit me 200 kg kanabis. Seanca u zhvillua për të gjithë njëherazi pa praninë e mediave dhe familjarëve.
Avokatët mbrojtës kanë kërkuar shpalljen e pavlefshem te arrestimit pasi sipas tyre mungon akti i ekspertizes se lendes se gjetur ndersa pergjimet nuk jane te mjaftueshme per t'i mbajtur ne burg. Vetë të pandehurit nuk kane folur por kanë lënë avokatet te bejne mbrojtjen.
Operacioni i koduar "WEST UNIVERS" u ndërmor pak pas mesnatës së 15 qershorit në Shkodër ndërsa procedimi penal kishte nisur më 7 qershor.
Grupi i trafikut të lëndëve narkotike u kap në momentin kur po bëhej shkëmbimi i mallit.
Të arrestuarit janë:
– Ardit Sali Haxhagici, 34 vjeç, banues ne Shkoder
– Bardh Simon Gostini, 37 vjeç, banues në Lezhë
– Neritan Sulejman Saraçi, 51 vjeç, banues në Shkodër
– Rezart Xhelal Çarçani, 34 vjeç, banues në Shkodër
– Ramadan Mustafa Dushaj, 61 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër,
– Vilson Gjergj Ndoka (Nokaj), 26 vjeç banues në Lezhë, i cili rezultonte i shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë F.M., 30 vjeç dhe S.N., 20 vjeç.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale
-Një sasi prej 200 (dyqind) kilogramësh bimë e dyshuar si lëndë narkotike
-Dy pistoleta (armë zjarri)
-7 aparate telefonësh celularë
-Radio marrëse
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5320
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër, i vjedhin në rrugë çantën me 170 000 lekë dhe paketa me cigare, arrestohen hajdutët
20 Dhjetor, 11:13
-
Kapen me gjysmë ton marijuanë në 'shtëpinë e barit', arrestohen dy shqiptarë në Spanjë
20 Dhjetor, 11:02
-
Do zhvillojë turizmin në Shkodër, drejt përfundimit rruga e re Shëngjin-Velipojë (VIDEO)
20 Dhjetor, 08:23
-
Shkodër/ Miratohet buxheti 29 milionë euro për 2025! Opozita bën ‘mosbindje civile’
19 Dhjetor, 20:44
-
Punonte për 'bosët e shtëpive të barit', si e fundosi telefoni ish-policin shqiptar (EMRI)
19 Dhjetor, 19:36
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor, 15:05
-
Hapet tenderi 364 mln euro për ndërtimin e Milot-Balldre! Jepet për 35 vite me koncesion! Autostrada 17 km do jetë me pagesë
19 Dhjetor, 13:53
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor, 09:37
-
Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave
18 Dhjetor, 15:03
-
Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)
18 Dhjetor, 14:40
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor, 12:08
-
Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës
18 Dhjetor, 11:40