12 persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur duke vjedhur energji elektrike në Tiranë dhe Durrës.
Burime zyrtare nga OSHEE bëjnë me dije se 12 abonentë, pas kontrolleve të kryera, janë kaluar në shkelje me ligjin.
Ato bëjnë me dije se referuar rregullores së re ato, ato të paguajnë gjobë për kilovatët e vjedhur.
"Kontrollet e kryera nga Departamenti i “Rikuperimit të Humbjeve”, pranë OSSH, gjatë mbrëmjes në qytetet Tiranë dhe Durrës zbuluan 12 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, të cilat i janë referuar prokurorisë pas procedimit në prani të policisë. Bazuar mbi rregulloren e ERE, veç procedimit, ndaj 12 abonentëve është vendosur masë administrative për kilovatët e vjedhur", njofton OSHEE.
Po në Vlore kur do vini së behete hataja. Duhete instaluar repart special i policise ushtarake në Vlore qe të bëjë zape minjete!
Përgjigju