U kapën me 16 emigrantë të paligjshëm në dy automjete, arrestohen 3 persona në Korçë, njëri shqiptar i Kosovës (Emrat)

U kapën me 16 emigrantë të paligjshëm në dy automjete, arrestohen 3 persona në Korçë, njëri shqiptar i Kosovës (Emrat)

Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, u arrestuan Rafet Ferizi, 34 vjeç, Maksut Josufi, 39 vjeç dhe Lavdim Xhafa, 37 vjeç, banues në Kosovë.

Shërbimet e Policisë i kanë kapur në flagrancë në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me 2 automjete tip "Audi" dhe 1 automjet tip "Volkswagen", 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen