U kapën me 21 kg eksploziv në Fier, dërgohet për gjykim ‘ushtari’ i Admir Tafilit dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Albi Mecini

FIER- Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Albi Mecinin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët në vitin 2023 u kapën në Fier me 21 kg lëndë eksplozive. Ndaj tyre rëndon akuza “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.

Dyshohet se Mencini do të kryhente një atentat me tritol, pasi kur u arrestua më 30 gusht 2023, iu gjetën 2 çanta me rreth 21 kg eksploziv, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Mecini njihet dhe si miku i të dënuarit me burg përjetë Admir Tafili.

Në momentin e arrestimit, Mencini ishte në fshatin Vajkan, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive. Ndërkohë që dy bashkëpunëtorët e tjerë, Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali, ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

"Nga hetimet rezultoi se të tre të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 28.09.2023 kanë poseduar dhe transportuar lëndën eksplozive prej 21 kilogram e 265 gram në qytetin e Fierit. Të pandehurit, janë të dënuar më parë dhe dyshohet se janë përfshirë në  ngjarje të rënda", njoftoi Prokuroria e Fierit. 

Mencini akuzohet edhe për zhdukjen e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit më 7 prill të 2023 në Sarandë. Ndaj tij është caktuar edhe masa arrest me burg për këtë çështje, ndërsa i rëndon akuza “rrëmbimi ose mbajta peng e personit”.

Njoftimi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq tre shtetasit A.M., E.C., dhe A.M. për ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit’ e kryer në bashkëpunim dhe në sasi të mëdha, parashikuar nga neni 278/6 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.1070, i kryer në bashkëpunim me policinë gjyqësore, rezultoi se shtetasi A.M u kap nga policia gjyqësore në flagrancë në fshatin Vajkan, të qarkut Fier, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qëndrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”. Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tjerë ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Nga hetimet rezultoi se të tre të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 28.09.2023 kanë poseduar dhe trasportuar lëndën eksplozive prej 21 kilogram e 265 gram në qytetin e Fierit. Të pandehurit, janë të dënuar më parë dhe dyshohet se janë përfshirë në  ngjarje të rënda. Pas kryerjes së veprime të plota, organi i akuzës ka arritur të provojë se të pandehurit kanë konsumuar plotësisht veprat penale për të cilën akuzohet dhe për këtë shkak ka përpiluar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vgtrdvc: 07/12/2024 14:26

    Haha ushtar cfar emer i bukur..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës