U kapën me 2365 kg kanabis,në
gjyq 2 maqedonas e 2 shqiptarë
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj 4 shtetasve, të akuzuar për trafikimin 2365 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Burim Gjunkshi, administrator i shoqërisë së transportit “Donjeta”, lindur dhe banues në Maqedoni; Aco Nikolovksi me shtetësi maqedonase, shofer kamioni, si edhe Julian Byzyka dhe Armand Kuçi akuzohet se janë përgjegjës për trafikun e mbetur në tentativë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj 4 shtetasve, të akuzuar për trafikimin 2365 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Burim Gjunkshi, administrator i shoqërisë së transportit “Donjeta”, lindur dhe banues në Maqedoni; Aco Nikolovksi me shtetësi maqedonase, shofer kamioni, si edhe Julian Byzyka dhe Armand Kuçi akuzohet se janë përgjegjës për trafikun e mbetur në tentativë.
Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, nisur në bazë të materialit të referuar nga Policia e Shtetit rezulton se:
Në datë 07.04.2014, në Portin e Durrësit, nga kontrolli i policisë në kamionin e ngarkuar me mobilje, drejtuar nga shtetasi Nikolovski, u gjetën pako me lëndë narkotike kanabis, e cila pas peshimit, rezultoi 2356 kg. Policia kreu arrestimin e tij në flagrancë. Nga pyetja e tij, shoferi dha disa shpjegime të pabesueshme. Sipas tij, gjatë rrugës para se të mbërrinte në portin e Durrësit, ai ishte ndaluar nga tre persona të armatosur, të cilët kishin dijeni se ai ishte rrugës drejt Italisë dhe, duke e kërcënuar me armë, kanë vendosur disa çanta në pjesën e pasme të kamionit dhe i kanë kërkuar që të mos i ngacmojë deri sa të mbërrijë në Itali. Pas arrestimit të shoferit, u kontaktua shtetasi Burim Gjunkshi, administrator i kompanisë “Donjeta”, e cila kishte në pronësi kamionin. Ky shtetas gjendej në Shqipëri ditën pas arrestimit të shoferit dhe u shoqëruar për verifikim në komisariatin e Policisë Durrës. Gjatë bisedës që ky shtetas zhvilloi me shoferin e kamionit, rezultoi se ata të dy ishin në dijeni të lëndës narkotike në kamion dhe diskutuan për mënyrën e paraqitjes së alibive të ndryshme. Në këto kushte, u bë arrestimi edhe i shtetasit Gjunkshi.
Në vijim të hetimit, rezultoi se në çantat me canabbis të gjetura në kamion, u gjet gjurma e dorës së shtetasit Julian Byzyka. Ky i fundit rezultoi se ishte arrestuar pak ditë para se të ndalohej kamioni në Durrës, pasi, në bashkëpunim me shtetasin Armand Kuçi po transportonin nga Fieri në drejtim të Vlorës sasinë prej 1545 kg lëndë narkotike canabbis sattiva, në bordin e një furgoni.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?
-
Mjekëve
38.8%
-
Ministrisë
58.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 2276
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Minuta Zero'/ Nesër çerekfinalet! Elvin Meka: Kush fiton nga Gjermani-Spanjë, merr Europianin
4 Korrik, 20:06
-
Pas vizitës në Kiev, Orban do të takohet me Putinin në Moskë
4 Korrik, 20:04
-
Veliaj me socialistët e Vorës: Të mësojmë prej gabimeve të kundërshtarit! Pala tjetër ju humbi nga arroganca
4 Korrik, 19:50
-
Nga rekursi në Gjykatën e Lartë, tek hyrja në zgjedhje me çdo kusht/ Rezoluta e Këshillit Kombëtarë të Demokratëve Euroatlantikë
4 Korrik, 19:47
-
'T'i nxjerrin ujin e zi' - Kronika e uraganit të SPAK, si lakmues i pastrimit të politikës
4 Korrik, 19:41
-
Balla pret ministren e Drejtësisë së Rumanisë: Marrim eksperiencë mbi forcimin e zyrës së aseteve me burim krimin
4 Korrik, 19:41
-
Zjarri në Qafën e Llogarasë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Shmangni kalimin në këtë rrugë! Po punohet për shuarjen e flakëve
4 Korrik, 19:31
-
Galeria by TEG, një qendër tregtare me pamje nga deti Jon! Do i shërbejë mbi një milion turistëve dhe banorëve të zonës
4 Korrik, 19:24
-
Dhërmi/ Vijon përhapja e flakëve të zjarrit! Helikopteri Cougar në ndihmë të zjarrfikësve! Policia: Shkaku, një shkëndijë elektrike (VIDEO)
4 Korrik, 19:15
-
Abuzimi me fondet e BE përplas deputetët! Tabaku: Nuk është rasti i parë! Spiropali: Trupi në ballkon e shpirti në Kuvend
4 Korrik, 19:10
-
Rama shkon në Vlorë, nesër hapet tuneli i Llogarasë
4 Korrik, 19:09
-
Vota e Diasporës, Gjiknuri në Kuvend: Ta kalojmë në korrik! Me postë, jo përfaqësim të dedikuar për diasporën! Herësi deri 7 mijë vota, 5 qarqe votim elektronik
4 Korrik, 19:09