Gjykata në qytetin e Doverit të Anglisë ka dënuar një grua shqiptare dhe djalin e saj, pasi janë kapur në tentativë për të nxjerrë jashtë vendit rreth 40 mijë paund. Suzana Sokoli dhe i biri i saj bashkëpunëtor, Xhino Mata dolën sot përpara gjykatës ku kanë marrë edhe dënimin e rëndë.
57-vjeçarja Sokoli është dënuar me tre vite burg ndërsa Mata me tre vite e gjysmë burg, për tentativën e nxjerrjes së sasive të mëdha të parave jashtë Anglisë. Ata u ndaluan në 5 prill në portin e Doverit teksa udhëtonin me një makinë tip “Volkswagen Golf”.
Suzana Sokoli
Xhino Mata
Paratë u gjetën të fshehura në dy palë çorape të cilat shqiptarja i kishte lidhur rreth trupit. Sipas raportimit të medieve vendase, shqiptarët nuk i kanë justifikuar burimin e parave dhe dyshohet se janë përfituar nga kriminaliteti.