62 mijë litra nafët kontrabandë në Durrës, gjykata lë në burg 9 libanezët! Burg për pronarin e kapitenin e peshkarexhës shqiptare

DURRËS- Me kokë ulur dhe pa asnjë fjalë, veç gjeneralitetet, 9 libanezët që u arrestuan për kontrabandë nafte kanë dalë këtë të martë në Gjykatën e Durrësit.  Seanca për masën e sigurisë u shty për disa orë derisa mbërriti përkthyesi i licensuar për të asistuar peshkatarët e huaj. Në përfundim, gjykata vendosi t’i lërë në burg të gjithë anëtarët e ekupiazhit në anijes libaneze “ABOBAKR 124”, që u kap në det të hapur duke furnizuar me naftë peshkarexhën shqiptare “Geni”.

Gjatë operacionit të 12 janarit policia kufitare dhe GF sekuestruan 62 mijë litra naftë me destinacion final Shqipërinë. Te arrestuarit në peshkarexhën shqiptare Elton Qevani dhe Klajdi Kapxhiu janë lënë në arrest me burg të dielën, nga e njëjta gjykatë, ndërsa u liruan me detyrim paraqitje marinarët Selim Gaba dhe Muhamet Eltawargy.  Ndaj tyre rëndojnë akuzat kontrabanda me mallra me akicizë dhe fshehje e të ardhurave.

Kjo është hera e katërt që në anijet e peshkimit ndalohen për kontrabandë nafte. Karburanti blihet në Lindjen e Mesme, kryesisht në Libi me çmim të ulët e më pas hidhet në tregun vendas. Vetë peshkatarët e justifikojnë ngarkesen e karburantit me pretendimin se furnizohen me naftë për nevojat e tyre.

Në ekuipazhin e anijes shqiptare u arrestuan Elton Qevani, 31 vjeç, pronari Klajdi Kapxhiu, 30 vjeç, kapiteni dhe dy marinarët Selim Gaba, 65 vjeç, banues në Durrës dhe Muhamet Eltawargy, 50 vjeç, shtetas i huaj, pjesë të ekuipazhit ‘Geni’. Ndërsa ne  ekuipazhin e anijes libiane u arrestuan  Muhamed Arafe, 48 vjeç, Ahmed Zantawi, 34 vjeç, Ahmet Abdurrabu, 32 vjeç, Said Nwegi, 38 vjeç, Muhamed Mahmut, 61 vjeç, Eshref Kahlife, 34 vjeç,  Islam Ashkar, 34 vjeç, Ali Hadad, 43 vjeç dhe  Adil Badaëi, 55 vjeç. Këta janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?