U kapën me drogë më 2022, Prokuroria e Fierit çon në gjyq babë dhe bir për pastrim parash! Iu gjendën mbi 88 mln lekë cash dhe 6 makina (Emrat)

U kapën me drogë më 2022, Prokuroria e Fierit çon në gjyq babë dhe bir për pastrim parash! Iu gjendën mbi 88 mln lekë cash dhe 6 makina (Emrat)

Momenti i arrestimit të babë dhe bir, pas operacionit në Fier

 Fier- U kapën me drogë dhe rreth 44 mijë euro cash në banesë gjatë një operacioni më 30 korrik 2022 në fshatin Kreshpan, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq edhe për pastrim parash dy të pandehur, babë dhe bir.

Lajmi konfirmohet nga institucioni i akuzës, që sqaroi se në kuadër edhe të hetimit pasuror të nisur ndaj të dyshuarve vitin e kaluar (përveç atij për drogën), janë evidentuar nga verifikimet financiare dhe kontabilitetit pasuri të tjera, që nuk justifikohen, konkretisht mbi 8,8 mln lekë dhe 6 makina.

Prokuroria bën me dije se përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit Arshi Hoxhaj, 49 vjeç dhe Eltjon Hoxhaj, 26 vjeç, familjarë, për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar kjo në Nenin 287 të Kodit Penal. Nën akuzë për drogën është edhe djali tjetër i familjes, që i shpëtoi operacionit të parë.

Procedimi penal ndaj tyre, me numrin 776 të vitit 2023, nisi pas operacionit policor të koduar "Kreshpani" dhe provave të gjetura në kontrolle fizike, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Gjatë aksonit u sekuestruan 40800 Euro dhe 3000 USD, si dhe 8 kilogramë drogë (kanabis), armë e 163 bimë narkotike të kultivuara.

“Të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë fshehur ose kryer mbulimin e natyrës së vërtetë dhe burimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, sqarohet në njoftim.

Dhe sipas procedurave të kryera në vijim prej një viti, kryesisht ekonomik dhe juridik ndaj tyre dhe personave të tjerë të lidhur me ta (familjarë), janë zbuluar pasuri të tjera të pajustifikuara.

Dhe “pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre”.

Prokuroria konfirmon gjithashtu se “pasuria gjendje e tyre dhe e familjareve rezulton të jetë 6 automjete dhe shuma e parave cash në vlerën totale prej 8.778.866 lekësh, të cilat nuk justifikohen nga burime të ligjshme të ardhurash”.

Ja si u zbulua familja në aktivitet droge, u prangosën babë dhe bir, djali tjetër u arratis

Referuar informacioneve zyrtare të Policisë së Fierit momentin e aksionit të zhvilluar, më 30 korrik 2022, ndërhyrja u krye pas informacioneve mbi bazë operative të marra për aktivitetin e paligjshëm në fshatin Kreshpan të Fierit. Uniformat blu njoftuan se u arrestuan Arshi Hoxhaj, atëkohë 47 vjeç dhe Eltjon Hoxhaj, 24 vjeç, babë dhe bir, kurse në kërkim u shpall Damirel Hoxhaj, 23 vjeç, djali tjetër i familjes.

“Në kuadër të operacionit të koduar ‘Kreshpan’, u ushtrua kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu pa leje, 4 automjete si dhe  40.800 euro, 3000 dollarë, të dyshuara të përfituara nga aktivitetet kriminale”, njoftonte policia pas aksionit.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, në një sipërfaqe toke në pronësi të këtyre shtetasve, u gjetën të kultivuara 163 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?