BRITANI-Katër shqiptarë janë dënuar me 67 vite burg, pasi iu sekuestruan 50 kg heroinë dhe kokainë me vlerë 2 milionë paund të destinuara për tregun vendas. Hetimet për bandën shqiptare filluan në janar të vitit 2017, ndërsa në muajt në vijim në shkurt, mars dhe prill të vitit të kaluar Valjet Pepaj dhe Edi Vyzaj nga Shqipëria dhe Gafur Salih e Bastri Nuhi shqiptarë nga Maqedonia janë arrestuar dhe sot janë dënuar. Autoritetet britanike deklarojnë se droga me vlerë prej më shumë se 2 milionë paund është hequr nga rrugët e Londrës.

Të dënuarit
Valjet Pepaj 28 vjeç nga Shqipëria u dënua me 27 vite burg
Edi Vyzaj 30 vjeç nga Shqipëria u dënua me 18 vite burg
Gafur Salih 47 vjeç nga Maqedonia u dënua me 22 vite burg
Bastri Nuhi 39 vjeç nga Maqedonia u dënua me 31 muaj burgim

E njënjta gjykatë në fund të vitit të kaluar dënoi edhe anëtarët e tjerë të kësaj bande.
Rezart Pepaj 25 vjeçar nga Shqipëria u dënua me 7 vite burg në 2017
Yassir Thamer 32 vjeç nga Iraku u dënua me 6 vite burg në 2017
Lajdon Vengo 29 vjeç nga Shqipëria u dënua me 7 vite burg në 2017


                               Valjet Pepaj


                                Rezart Pepaj


                                   Edi Vyzaj


                                     Bastri Nuhi


                          Gafur Salih



Kokaina e sekuestruar