U kapën me kallashnikov dhe automatik në banesë, dy të arrestuar në Tiranë! Sekuestrohen 307 fishekë

U kapën me kallashnikov dhe automatik në banesë, dy të arrestuar në Tiranë! Sekuestrohen 307 fishekë

Tiranë- Dy persona të cilët posedonin armë zjarri dhe kallashnikovë pa leje janë arrestuar në Tiranë. Konkretisht bëhet fjalë për 46-vjeçarin Arben Laçi, të cilit pas kontrollit të ushtruar i është konstatuar në banesë një kallashnikov dhe 293 fishekë të cilat u sekuestruan. Laçi është banues në zonën e Paskuqanit.

Sakaq, në pranga ka rënë edhe Mehdi Vaka, 51-vjeç, banues në Marikaj. Atij iu gjet një armë zjarri automatik me 13 fishekë në karikator dhe një fishek në fole.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale