Babë e bir kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Gjirokastër, pasi iu gjet kanabis, armë gjahu e fishekë. Në pranga kanë rënë Ferdinant Shehu dhe Serxho Shehu, 57 dhe 26 vjeç, banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër, ndërsa po hetohet edhe një 25-vjeçar me inicialet E. K..
Sipas Policisë, 25-vjeçari dhe Serxho Shehu po udhëtonin me një makinë tip "Suzuki", ku pas kontrolleve u gjet një sasi kanabisi. Ndërkohë pas kontrolleve në shtëpinë e babë e bir u gjetën 2075 fara kanabisi, një çifte, një sasi fishekësh, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.