U kapën me mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës lë në burg 2 të arrestuarit! Dyshohet se furnizonin grupet kriminale

U kapën me mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës lë në burg 2 të arrestuarit! Dyshohet se furnizonin grupet kriminale

Minat e sekuestruara

Dy personat e arrestuar me mina me telekomande në Lezhë dhe Rrëshen do të qëndrojnë në burg pa afat.

Marjan Gjoka 28-vjeç banues në Qafë Unazë të Rubikut dhe Ilir Gjoka 45-vjeç banues në Lezhë, u njohën me masat e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancat gjyqësore të zhvilluara njëra pas tjetrës, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy personave dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë "arrest në burg", për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" për shtetasit Marjan Gjoka dhe Ilir Gjoka.

Sipas burimeve dy personat e vënë nën akuzë nuk kanë folur asnjë fjalë rreth veprimtarisë së tyre dhe destanacionin e lëndëve shpërthyese, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshire.28-vjeçari Marjan Gjoka rezident në Mal të Zi u prangos në flagrance teksa po ecte në këmbë në qytetin e Rrëshenit dhe gjatë kontrollit të çantës që mbante në shpinë ju gjeten 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4”.

Ndërsa një ditë u prangos në qytetin e Lezhës Ilir Gjoka, ku gjatë kontrollit në trup ju gjeten 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Nga veprimet e deritanishme hetimore, rezulton se këta persona furnizonin grupet kriminale me lëndë plasëse me telekomande.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia