Dy shqiptarë, Avni Bufi dhe Bekim Prengaj janë dënuar me 18 muaj burg pasi u kapën në një fermë kanabisi në Britaninë e Madhe.
Mediat britanike shkruajnë se 2 shqiptarët udhëtonin qindra kilometra në javë nga Midlands për të kontrolluar bimët e kanabisit në Devon, ata u arrestuan teksa dilnin nga një shtëpia në Exeter, e cila ishte shndërruar në një "fabrikë droge".
Mendohej se ishin pjesë e një grupi më të madh të krimit të organizuar nga West Midlands, i cili furnizonte përdoruesit në Exeter, Devon Jugor dhe Lindor. Ata kishin bërë dhe lidhje të jashtëligjshme të energjisë eklektike për të shmangur faturat e larta.
Të dy ishin emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria, megjithëse njëri prej tyre po kërkonte azil pas katër vitesh në Britani dhe tjetri ishte zhvendosur në Greqi para se të vinte në Angli.