Dy vëllezër janë arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit pasi u kapën duke vjedhur një biznes. 

Mbrëmjen e djeshme vëllezërit A. M., 28 vjeç dhe B. M., 25 vjeç janë kapur nga policia teksa po tentonin të thyenin derën e një biznesi. 

Policia sekuestroi  mjetet (levë dhe kaçavidë) që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.

Të arresturit kishin precedentë të mëparshëm penalë në ngjarje të ngjashme. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.