Sektori i Krimit Ekonomik në  Durrës arrestoi dy të rinjtë Në Durrës, Armando Pasha dhe Serxhio Mustafa, sepse i kapi në flagrancë duke vendosur baste sportive nëpërmjet celularëve.  Serxhio Mustafa,26 vjeç është  edhe pronari i lokalit ku u kap në flagrancë duke vendosur  bastet spotive.I arrestuari tjetër është 31 vjeçari Armando Pasha,të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale , celulari me të cilat vendoste bastet. Të dy të rinjtë janë banues në Durrës.

Specialistët për Krimin Ekonomik kanë bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve në kuadër të opëracionit të quajtur "Fati i lojerave", i krijuar prej kohësh për të evedintuar rastet e organizmit të basteve sportive. Policia ka sekuestruar celularin për provë materiale dhe ka kaluar çështjen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.