Në 24 orët e fundit në Shqipëri u gjobitën 769 qytetarë pasi u konstatuan në rrugë pa maska.
600 prej tyre ishin këmbësorë dhe u gjobitën me 3000 lekë ndërkohë 169 persona të tjerë ishin pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse.
Ndërkohë 22 persona janë shoqëruar në komisariat pasi kanë thyer protokollet e sigurisë duke organizuar tubim të paligjshëm.
Këtë të mërkurë në Shqipëri u regjistruan 297 raste të reja me koronavirus nga 1375 teste të kryera në të gjithë vendin.
Fatkeqësisht kanë ndërruar jetë dhe 4 qytetarë të tjerë duke e çuar në 462 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Njerzit me zor arrin ne fund te muajit kurse polat ven gjoba,po afrohet dita kur do na marri te keqen sistemi i korruptum shqiptar,pastaj do ti lajm mir hesapet,siç thoshte Enveri
Përgjigju