Durrës/ U kapën për drogë dhe armëmbajtje pa leje, caktohen masat e sigurisë për 15 të arrestuarit! Familjarët shpërthejnë në të qara gjatë seancës

DURRËS - Sapo përfundoi seanca gjyqësore në ngarkim të personave të ndaluar në kuadrin e operacionit "Summer".

Prokurori i çështjes ishte Elidon Hyseni i cili i akuzoi të ndaluarit për shitje të lëndëve narkotike dhe 2 prej tyre edhe për armëmbajtje pa leje. Që të gjithë ju kanë shitur në mënyrë të stimuluar lëndë narkotike personave që kanë bashkëpunuar me policinë.

Në një rast u arrestuan babë e bir nga NISH Tulla. Durim Meta babai, ndërsa i biri Muhamet Meta. Atyre në mjediset e banesës ju gjet një pistoletë të cilën e mori përsipër ky i fundit.

Po kështu një kamarier në një restorant në Gjirin e Lalëzit, Xhuliano Xhaferri pranoi që lënda narkotike e gjetur në restorantin me pronar Mateo Jeshili ishte e tija. Bëhet fjalë për 3,8 gram kokainë dhe 150 gram kanabis sativa.

Xhaferri pranoi që lënda u gjet në vendin ku ai flinte gjë që i kushtoi arrestin me burg ndërsa pronari Jeshili mori detyrim paraqitje. Për 3 prej tyre gjykata caktoi avokat se nuk ishin në gjendje që të paguanin avokatë të gjetur prej tyre.

Masat e sigurisë: 
Durim Meta Arrest shtëpie
Florian Demiri arrest shtëpie
Flamur Tare arrest shpie
Diamant Shtina detyrim paraqitje
Sadik Lako arrest shtëpie
Rustem Kolgjini arrest shtëpie
Zamir Hoxha arrest burg
Marenglen Liçi arrest ahtëpi
Saimir Sina arrest shtëpie
Klodian Seiti arrest burg
Mateo Jeshili detyrim paraqitje
Elgert Patlli detyrim paraqitje
Gerald Tare detyrim paraqitje
Xhuliano Xhaferri arrest burg
Muhamet Meta arrest burg

Në nisje të seancës, familjarë të disa prej të arrestuarve kanë shpërthyer në ulërima dhe të qara.

Operacioni i koduar ‘Summer’ ka çuar në pranga 15 persona, 3 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 4 janë vënë në hetim. Në banesat e tyre, policia ka sekuestruar 1 kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte dhe municion luftarak. Një prej personave që është shpallur në kërkim është edhe Dashamir Mehmeti, 41 vjeç, drejtori i shkollës së muzikës ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës. 

Blerja e drogës nga policia është bërë tek persona të ndryshëm, të cilët u kanë shitur drogë agjentëve dhe më pas policia ka vepruar për të goditur këtë veprimtari kriminale. Armët janë gjetur në banesën e Zamir Hoxhës, 48 vjeç, drejtorit të shkollës Mehmeti që iu gjet një pistoletë dhe 23-vjeçarit Mehmet Meta.Të arrestuarit nuk vepronin si grup, por janë raste të veçanta të dokumentuara. 

U shpallën në kërkim:
Dashamir Mehmeti, 41 vjeç drejtori i shkollës Jan Kukuzeli në Durrës,
Orgito Mema, 20 vjeç, 
Enis Piro, 46 vjeç, banues në Durrës.

S.B/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 08/07/2024 16:34

    Po kta çkanë që ulërijnë sikur po i pushkatojnë.

    Përgjigju
  • Titi: 08/07/2024 14:27

    Po Kur U sillnin Leka në shtëpi qeshnit? Tani po qani mirë t'iu bëhet atje brenda të rrine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave