U konfliktua me një person dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 33-vjeçari në Durrës! I gjendet edhe një thikë

U konfliktua me një person dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 33-vjeçari në Durrës! I gjendet edhe një thikë

Një 33-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi kundërshtoi policinë teksa ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes tij dhe një personi tjetër.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Gjepale. Policia i gjeti atij gjatë kontrollit fizik edhe një thikë. 


"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", pasi ditën e djeshme, në fshatin Gjepale, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tij dhe shtetasit T. M. Pas venies në pranga, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur 33-vjeçarit, një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.", njofton policia. 

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Kanadezët bashkohen kundër Donald Trump! Kryeministri: SHBA-të nuk janë më një partner i besueshëm

Kanadezët bashkohen kundër Donald Trump! Kryeministri: SHBA-të nuk janë më një partner i besueshëm