Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është arrestuar nga blutë e Tiranës pas një konflikti që ka degraduar në dhunë fizike mbrëmjen e së shtunës me vëllezërit e tij për çështje pronësie. Në sherr janë përfshirë 5 persona, Mulosmani, 3 vëllezërit dhe nipi, të gjithë të prangosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka” ku dhe ndodhet një vilë e madhe 4 kate, që është bërë dhe arsye për nisjen e konfliktit. Dje, njëri prej vëllezërve është kthyer nga SHBA-të ku dhe jeton. Ai ka qenë duke hapur derën e vilës kur njëri prej vëllezërve ka mbërritur aty dhe ka nisur debati me pretekstin se shtëpia ishte e tij, ia kishin dhënë vëllezërit. Kaq ka mjaftuar që konflikti verbal të përfundojë grushte e dhunë fizike midis disa personave.
Sokol Mulosmani ka qenë drejtues në Vlorë në 1997-ën, në kohën e trazirave. Emri i tij përmendet ne raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për ngjarjet e vitit 1997: "Persona si Agim Shehu, Bashkim Gazidede, Xhait Xhaferi, Sokol Mulosmani, si drejtues të strukturave ushtarake të shtetit, kanë marrë pjesë dhe luajtur një rol të veçantë në këtë situatë në përplasjet me revoltat paqësore të popullit në fillimet e saj në Vlorë, duke ndikuar direkt në acarimin e situatës".
Mulosmani është arrestuar në Tiranë dhe më 23 gusht 1998 si përgjegjës për ngjarjet e vitit 1997 së bashku me Safet Zhulali, ish-ministër i Mbrojtjes, ish-ministri i Brendshëm, Halit Shamata, ish-nënkryetari i SHIK-ut, Bujar Rama, ish-kryetari i KLSH, Blerim Çela dhe ish-komandanti i forcave kundërajrore në ushtri, Kreshnik Luzha. Pas 4 ditësh atyre u caktua masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ e 6 muaj më vonë u lanë të lirë e çështja u pushua.
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente








Kush jua a fali keto prona ketyre Tropojaneve qe nen drejtimin e kriminelit Sali zbriten nga malet e pushtuan Tiranen ,e pastaj ne darke dalin ne proteste te clirohen nga diktatura,e me e keqja disa Tv e gazeta duke filluar nga Tvsh i japin publicitet 24 pa ndalim
Përgjigju