Arben Bekteshi, 30-vjeç i ka shpëtuar breshërisë së plumbave mbrëmjen e sotme në Elbasan. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Skënderbeg’, ku për shkak të një konflikti të ndodhur disa ditë më parë mes Arben Bekteshit dhe Ermal Matishit, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit.
38-vjeçari, banues në Elbasan, ka qëlluar 7 herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të Arben Bekteshit, teksa po qarkullonte me makinën e tij. Konflikti mes dy të rinjëve e ka zanifillën 3 javë më parë për shkak të një parakalimi me makinë, ku kanë patur një konfrontim fizik me njëri tjetrin.

Policia është venë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga efektivët dhe ka mundur të largohet.
Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të.
Komente


Si ka mundesi qe ka kaq shume arme ne qarkullim ne shqiperi?
PërgjigjuTi je idiot apo bën vetë? Po 97 ca te duket ty, feste ditëlindje me fishekzjarre?