U konfliktuan në Pogradec, 5 të rinjtë ndjekin me makina njëri-tjetrin deri në Elbasan, përplasin mjetet! 2 në pranga, 3 në kërkim

U konfliktuan në Pogradec, 5 të rinjtë ndjekin me makina njëri-tjetrin deri në Elbasan, përplasin mjetet! 2 në pranga, 3 në kërkim

Foto ilustruese

ELBASAN- Pesë të rinj janë përfshirë në një konflikt në Pogradec për arsye që ende nuk dihen. Sherri mes tyre nuk ka përfunduar me aq, por të rinjtë, të cilët udhëtonin me dy makina, kanë ndjekur njëri tjetrin si nëpër filma deri në në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”.

Teksa kanë mbërritur në këtë rrugë, ata kanë përplasur dy mjetet me të cilat udhëtonin, por ka qenë policia që ka ndërhyrë që ky sherr mos të agravohej. Në pranga kanë rënë dy nga të rinjtë, ndërsa tre të tjerët kanë arritur të largohen. Ata kanë mundur të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një person ende i paidentifikuar.

Në pranga kanë rënë dy të rinjtë, Eris Cekani 39-vjeç dhe Gledis Dikellari 23-vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim të rinjtë M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe  S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, të dy banues në Pogradec,

Ndaj tyre rëndojën akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta