U kritikua pasi u largua me avion privat nga zjarret në Los Anxhelos, DiCaprio ‘rregullon gabimin’
Leonardo DiCaprio dhe zjarret në Los Anxhelos
Leonardo DiCaprio ka shpallur një donacion prej një milion dollarësh (rreth 970,000 euro) për të mbështetur organizatat që po luftojnë me pasojat e zjarreve që kanë përfshirë Los Anxhelos.
Aktori njoftoi përmes Instagramit se do të kontribuonte në përpjekjet për rimëkëmbjen emergjente pas zjarrit, duke ndihmuar zjarrfikësit dhe ata që kanë humbur shtëpitë e tyre.
DiCaprio theksoi se ky donacion është në kuadër të një partneriteti me Programin e Reagimit të Shpejtë të Rewild dhe do të shkojë për të mbështetur organizata si Fondacioni i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angelesit dhe Kuzhina Qendrore Botërore, të cilat janë angazhuar në ndihmën për të pastruar pasojat e katastrofës natyrore.
Lajmi për donacionin erdhi pas një sërë reagimesh kritike ndaj aktorit, pasi ai kishte përdorur një avion privat për të udhëtuar nga Los Anxhelos në Cabo San Lucas, Meksikë. Përdorimi i avionëve privatë ka qenë shpesh objekt kritikash për ndikimin e tyre në ndryshimet klimatike, duke qenë se ata janë një burim i madh i emetimeve të karbonit.
DiCaprio, i njohur për angazhimin e tij ndaj mbrojtjes së mjedisit, ishte akuzuar për kontradiktë me parimet e tij.

Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
40.8%
-
Jo
53.1%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 7958
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për vazhdimin e zvogëlimit të përmasave të qeverisë federale
12 Shkurt, 07:52
-
Ylli Pata: Shenjat e para të konsulentit të Trump në fushatën e Berishës
11 Shkurt, 21:02
-
Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza, pohon se do shqyrtohet si opsion (VIDEO)
11 Shkurt, 20:47
-
Ligjvënësit demokratë në kërkim të mënyrave për të kundërshtuar vendimet e Trump
11 Shkurt, 16:55
-
Samiti i AI-së në Paris, Macron kërkon një kornizë rregullatorë! J.D. Vance: Inteligjenca Artificiale nuk duhet frenuar
11 Shkurt, 16:33
-
Zelensky: Pa SHBA, Europa nuk mund të garantojë sigurinë e Ukrainës! Jemi të gatshëm të shkëmbejmë territore me Rusinë
11 Shkurt, 16:24
-
Departamenti i Drejtësisë kërkon pushimin e çështjes penale ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut
11 Shkurt, 15:44
-
Trump uron Vuçiçin në përvjetorin e shtetësisë, pret rritje të bashkëpunimit me Serbinë
11 Shkurt, 15:24
-
Osmani takon nënpresidentin Vance, shpreh mirënjohje për aleancën me SHBA-në
11 Shkurt, 14:21
-
Deputetët e PD takime me shqiptarët në SHBA! Bardhi: Po kërkojmë që të votoni edhe me dokumente të huaja
11 Shkurt, 13:07
-
Donald Trump i jep detyrë të re Richard Grenellit
11 Shkurt, 12:20
-
NBA komandohet nga Cleveland dhe Oklahoma, Doncic debuton krah LeBron në fitoren e Lakers
11 Shkurt, 10:46