Atentati ndaj Trump, jep dorëheqjen drejtoresha e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle
Donald Trump dhe Kimberly Cheatle
Drejtorja e Shërbimit Sekret Amerikan, Kimberly Cheatle, jep dorëheqjen një ditë pasi pranoi se agjencia që ajo drejtonte kishte dështuar për të parandaluar atentatin ndaj ish ish-presidentit Donald Trump në një tubim zgjedhor më 13 korrik.
Ajo ka dhënë dorëheqjen sot përmes një emaili që ia dërgoi stafit, bën të ditur ABC News.
Cheatly, që ishte në krye të Shërbimit Sekret që nga gushti i vitit 2022, u përball me thirrje për dorëheqje dhe me disa hetime lidhur me atë se si sulmuesi i armatosur arriti të qëndronte aq afër kandidatit republikan për president gjatë një tubim të Trump më 13 korrik që ai mbajti në Pensilvani.
Kimberly Cheatle pranoi në një seancë në Kongres të një dite më parë se atentati ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump, ishte dështimi më i madh i agjencisë ndër dekada.
"Misioni solemn i Shërbimit Sekret është të mbrojë liderët e kombit tonë. Më 13 korrik, ne dështuam. Si drejtore e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, unë marr përgjegjësinë e plotë për çdo gabim sigurie. Ne po bashkëpunojmë plotësisht me hetimet në vazhdim. Duhet të mësojmë se çfarë ka ndodhur", tha Cheatle në dëshminë e saj para komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve.
Sulmuesi 20-vjeçar, Thomas Mattheë Crooks, arriti të afrohej 135 metra nga skena ku ish-presidenti Trump po fliste dhe më pas hapi zjarr drejt tij. Trump u plagos lehtë në vesh, ndërkaq një person në audiencë u vra.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7965
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë
24 Nëntor, 08:37
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Moska po rekruton Jemenas për të luftuar në Kiev
24 Nëntor, 08:24
-
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 21:12
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50