U largua nga burgu i Bënçës
shqiptari arrestohet në Greqi

U largua nga burgu i Bënçës<br />shqiptari arrestohet në Greqi
GJIROKASTËR - Policia e Gjirokastrës mundi të sjellë nga Greqia ne atdhe shtetasin Besnik Kreci, 38 vjec i dënuar me 15 vite burg për vjedhje me armë, i cili ishte larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit në Bënçë, Tepelenë.

Policia e Qarkut njofton se falë një bashkëpunimi të shkëlqyer midis Policisë Kufitare Kakavije, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër me homologët grekë dje në mbrëmje rreth orës 08.00 , është bërë e mundur kapja e të dënuarit.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, pasi më datën 03.12. 2010, ky shtetas ka dalë nga burgu me leje për t’u rikthyer përsëri më datën 08.12.2010, por që nuk është kthyer, por është larguar për në Greqi nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek nga Kapshtica.

Mësohet se Kreci gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në Athinë duke u prezantuar me emër tjetër.

38-vjecari ishte duke vuajtur dënimin me 15 vite burg në Institucionin e Zbatimit të Vendimeve Penale Bënçë -Tepelenë, për veprën penale të vjedhjes me armë pasi në vitin 2004. Në vitin 2004, Kreci së bashku me një shtetas tjetër ka kryer vjedhje banese me armë në fshatin Kakavije si dhe vjedhje me armë të disa shtetasëve të cilët kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme për në Greqi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë