U largua nga PS, Vladimir Kosta:
Vota ime pro reformës në drejtësi

U largua nga PS, Vladimir Kosta:<br />Vota ime pro reformës në drejtësi
Deputeti Vladimir Kosta ka deklaruar se vota e tij në Kuvend do jetë pro reformës në drejtësi, edhe pse nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PS. Në një status në Facebook ai sqaron se detajet e mëtejshme do t'i bëjë publike pas datës 21 Korrik.

Kosta i quan shpifje aludimet se largimi i tij nga PS sjell edhe një votë të humbur të mazhorancës për të kaluar reformën. 

"Duke marrë shkak nga shpifjet dhe spekulimet mediatike,të bëra pas deklaratës time të djeshme, dëshiroj të bëj me dije se:
"Si patriot dhe socialist, deklaroj voten time pro Reformes se Drejtesise, sic rekomandohet nga SHBA dhe BE. Prandaj sqarimet e mia te metejshme do t'i bej publike vetem pas 21 korrik 2016, pra pasi te votohet ne Kuvend Reforma e Drejtesise
". 

Një ditë më parë, Vladimir Kosta, u largua nga grupi parlamentar socialist, përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot