U largua pasi përplasi me makinë këmbësorin, arrestohet 60-vjeçari në Pogradec

U largua pasi përplasi me makinë këmbësorin, arrestohet 60-vjeçari në Pogradec

Foto ilustruese

Një person është përplasur nga një makinë mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradec . Sipas policisë mësohet se 38 –vjeçari me inicialet G.H, që po lëvizte si kalimtar në anë rrugës,  është aksidentuar rreth orës 20:10, në aksin rrugor Pogradec-Buçimas, në afërsi të një karburanti.

Mësohet se pas ngjarjes së ndodhur policia ka shoqëruar në komisariat 60-vjeçarin Maliq Purbollari, i cili mësohet po drejtonte automjetin  tip "Mercedes-Benz", kur ka humbur kontrollin e mjetit duke përplasur 39-vjeçarin.  Mësohet se i plagosuri, është dërguar në Spitalin e Pogradecit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Pogradec
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: 
M.P, 60 vjeç, banues në Pogradec.Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 30.01.2019, rreth orës 20:10, në aksin rrugor Pogradec-Buçimas, në afërsi të një karburanti, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip "Mercedes-Benz", ka aksidentuar shtetasin G.H, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së