U lëndua në protestë, deputetja e
LSI: E pashë veten të larë në gjak

U lëndua në protestë, deputetja e<br />LSI: E pashë veten të larë në gjak<br>
Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka akuzuar policinë në studion e Report Tv se ka ushtruar dhunë ndaj ndaj saj në protestën e opozitës përpara Kuvendit. Ligjvënësja 22-vjeçari pësoi lëndime në duar në momentin kur turma e protestuesve u përplas me kordonin e policisë pasi tentuan të hyjnë në Kuvend kur po zgjidhej Kryeprokurorja Arta Marku. Kërpaçi rrëfen se ka shkuar të ndihmojë një grua e cila kishte probleme mjekësore kur është goditur nga policia. 

"Shkova t'i jepja ndihmë një gruaje që nuk ndjehej mirë, ishte e sëmurë dhe në atë moment na merr përpara turma e policëve. Dhe më pas e kam parë veten të larë në gjak. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, një situatë ku kryeministri i këtij vendi, një kryebandit, dhunon qytetarët e tij. Policia nuk mund të dhunojë qytetarët e vendit tonë, deputetja Felaj tha se Kërpaçi u dhunua nga policia se ata nuk e njihnin që ishte deputete. Pra, kjo për atë ishte një gjë normale. Përballë kësaj situate të jashtëzakonshme, ku kryeministri tregoi me anë të votimit se interesat parësore janë ato të tijat dhe të banditëve", u shpreh Kërpaçi. 

Deputetja e LSI tha gjithashtu se opozita do vijojë protestat kundër qeverisë. "Ne bashkë me popullin e lirë do protestojmë për të drejtat tona. Urdhëroi arrestimin e 12 djemve dhe vajzave, 12 të rinjve sepse ata folën. Janë shoqëruar dhe janë mbajtur në komisariat", tha ajo. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike