U lirua nga amnistia
i riu kapet në grabitje
Patrullimet e policisë në terren, kanë parandaluar grabitjen e një supermarketi duke vënë në pranga edhe personin e dyshuar, i cili ishte liruar nga amnistia, pasi ishte dënuar për të njëjtën akuzë, atë të vjedhjes.
TIRANE- Patrullimet e policisë në terren, kanë parandaluar grabitjen e një supermarketi duke vënë në pranga edhe personin e dyshuar, i cili ishte liruar nga amnistia, pasi ishte dënuar për të njëjtën akuzë, atë të vjedhjes. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës, sipas të cilave Vilson Bunga, 28 vjeç, është arrestuar mbrëmjen e dy ditëve më parë në zonën e Unazës së re në kryeqytet. Ai është kapur para se të përfundonte misionin që ishte nisur të kryente, atë të vjedhjes me armë të supermarketit në pronësinë e një personi me inicialet H. K.
GRABITJA NË TENTATIVËVetëm një muaj pas lirimit nga amnistia, 28-vjeçari Vilson Bunga ka tentuar të grabisë me armë dhe i maskuar një supermarket në zonën e Yzberishtit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës 5 maj, dhe është parandaluar nga prezenca pranë vendit të ngjarjes e dy agjentëve të Komisariatit numër 6 të Policisë së Tiranës. Agjentët kanë ndërhyrë menjëherë duke i bërë thirrje të dorëzohej 28-vjeçarit Bunga, që i armatosur me pistoletë ishte maskuar me një kapelë, shall dhe kapuçin e bluzës që mbante veshur. E kanë ndjekur dhe e kanë kapur ndërsa nuk e kanë patur të vështirë ta identifikojnë Bungën, i cili në vitet e fundit është shoqëruar dhe arrestuar disa dhjetëra herë për vjedhje dhe plaçkitje. Pas arrestimit ai është dërguar në ambientet e Komisariatit Numër 6 dhe më pas është shoqëruar për në qelitë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
HETIMET E POLICISËSipas policisë, gjatë hetimeve ka rezultuar se 28-vjeçari Bunga pasi ka hyrë i maskuar dhe i armatosur me një pistoletë në supermarketin në pronësi të qytetarit me inicialet H.K., ka tentuar të vjedhë paratë e xhiros ditore. Herën e fundit ishte arrestuar nga Komisariati Numër 4 i policisë së Tiranës në muajin nëntor, dhe është liruar një muaj më parë duke përfituar nga amnistia. Bunga është siguruar në ambientet e izolimit të Komisariatit Numër 6 dhe akuzohet për tentativë grabitjeje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me një krëhër me 7 copë fishekë. Ndërkaq, dosja me materialet i është dërguar Prokurorisë së Tiranës, për “vjedhje me armë e mbetur në tentativë”.
Shkrimi u publikua sot, 7 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Debati në PD, a duhet të kenë kandidatë në 61 bashki më 14 maj?
-
Po
67.4%
-
Jo
25.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1235
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 14 majit/ Miratohen listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të koalicionit Berisha-Meta! 240 pozicione për PL-në
25 Mars, 21:54
-
’14 maji’/ Klosi prezanton emrat e kandidatëve për qarkun e Vlorës
25 Mars, 21:53
-
Publikohen emrat e kandidatëve për 6 bashkitë e Fierit, PS u beson 4 prej kryebashkiakëve aktualë
25 Mars, 21:47
-
S'ka surpriza në Durrës! Rama rikandidon Emirjana Sako, Elton Arbanën dhe Artur Bushin
25 Mars, 21:40
-
Argjentina quan qendrën stërvitore të kombëtares me emrin 'Lionel Messi'
25 Mars, 21:39
-
Tre kandidatët e socialistëve për bashkitë e qarkut Kukës, rikandidojnë 2 prej tyre
25 Mars, 21:38
-
Zbardhen emrat e kandidatëve për kryetar Bashkie në qarkun e Korçës
25 Mars, 21:37
-
Zbardhen emrat e 7 kandidatëve për bashkitë e Gjirokastrës, rikandidojnë 5 prej kryetarëve aktualë
25 Mars, 21:29
-
S’ka surpriza! Rama rikandidon të gjithë kryebashkiakët aktual në qarkun e Beratit
25 Mars, 21:27
-
Asnjë ndryshim në 5 bashkitë e qarkut Tiranë, kryetarët aktualë rikandidojnë në 14 maj! Veliaj: Në këshillin bashkiak ka prurje nga bota akademike
25 Mars, 21:22
-
Në 3 bashkitë e qarkut të Lezhës, socialistët rikonfirmojnë kryebashkiakët aktual
25 Mars, 21:17
-
Zbardhen emrat e kandidatëve për qarkun e Elbasanit, socialistët rikonfirmojnë pjesën më të madhe të emrave
25 Mars, 21:11