Zv. kryeministri Erion Braçe paralajmëroi bizneset që nuk paguajnë taksa se do të përballen me përgjegjësi ligjore. Ai u shpreh se administratorët e Havanës dhe Taivanit kanë kërcënuar inspektorët tatimorë duke i kujtuar dënimet për këto raste.

"Apel të gjithë administratorëve dhe pronarëve që kanë qenë në vëzhgim. Kërcënime ndaj nëpunësit të shtetit do të ndëshkohen pa mëshirë. I kërkoj administratorëve të Tajvanit dhe Havanës se çdo kërcënim i paraqitur ndaj inspektorëve që do të përballen me ligjin. Çdo gërmë kërcënuese do trajtohet si krim. Pavarësisht se presidenti nuk na e dha mundësinë për të vënë në zbatim kodin penal, ne do bëjmë aq sa na lejon ligji", tha Braçe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
A është kërcënuar nga biznesmenët? Braçe: Nuk dëgjoj nga njëri vesh, mos t'i bien celularit (VIDEO)

Zv. kryeministri Erion Braçe la të nënkutohej se edhe ai është kërcënuar nga administratorët e bizneseve të cilët janë ndëshkuar në kuadër të aksionit anti-informalitet.

"Organet e policisë së shtetit kanë vijuar detyrën mënjeherë pas kësaj. Pas fat të keq dhe për fat të mirë unë nuk dëgjoj nga ky vesh. Mos t'i bien celularit fare, dhe as mos të shkruajnë në rrjetet sociale. Kush shan merr mbrapsht mënyrën si adresohet dhe drejtohet", tha Braçe.

Ora 12:50
Akuzat ndaj Dakos/ Braçe: Do hetohet, s'kemi ndërmend të hyjmë në këtë proces (VIDEO)

Gjatë deklaratës për mediat, zv. kryeministri Erion Braçe foli edhe për akuzat ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Braçe tha se çdo akuzë ndaj tij dhe kujtdo tjetër në PS duhet të hetohet siç e parashikon ligji.

"Çdo akuzë e ngritur ndaj Dakos dhe kujtdo tjetër në PS, duhet të hetohet dhe të gjykohet siç e parashikon ligji. Ne s'kemi ndërmend të hyjmë në këtë proces. Secili do të përballet me organet e ligjit individualisht siç e parashikon ligji", tha Braçe.

Ora 12:38
Braçe ironizon deklaratat e Bashës: Mund të shkosh në prokurori të bësh denoncim, s'të arrestojnë për pastrim parash (VIDEO)

Duke ironizuar akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, zv.kryeministri Erion Braçe tha se ai duhet t'i drejtohet se Prokurorisë për të bërë një denoncim pasi nuk do arrestohet për pastrim parash.

"Lulzim Bashës dhe çdo qytetari që ka dyshime mbi veprimet e çdo organi t'i drejtohen prokurorisë me një akuzë konkrete. Lulzim Basha të mos ketë frikë. Nëse shkon në prokurori për të denoncuar nuk të arrestojnë për pastrim parash. Zyrat e prokurorisë janë të hapura", tha Braçe.

Ora 12:37
'Kush kapet për herë të dytë pa kupon mbyllet për 30 ditë'/ Braçe paralajmëron gjyqtarët: Respektoni ligjin (VIDEO)

Numri 2 i qeverisë Erion Braçe i bëri apel gjyqtarëve që të respektojnë ligjin me përpikmëri për të mos favorizuar bizneset e mëdha.

"I bëj një apel gjyqtarëve të gjykatësve administrative të bëjnë kujdes, të respektojnë ligjin. Me një vendim të paprecedentë në mes të Tiranë. Në rastin kur një njësi kapet pa kupon tatimor, llogaritet gjoba. Në rastin kur kapet për herë të dytë pa kupon tatimor është e detyrueshme mbyllja për 30 ditë e kësaj njësie. Nuk ka gjykatës të mos bllokojë ligji. Për sa kohë ligji e detyron gjykatësin të vlerësoj dëmin e rëndë ai duhet të zbatojë ligjin", deklaroi Braçe.

Ora 12:12
'Po i mbyllni për një kupon'/ Braçe: Mos i bini celularit të deputetëve dhe ministrave, nuk ju ndihmon askush (VIDEO)

'Nuk do të ketë asnjë lloj favozirimi'. Ka qenë ky paralajmërimi i zv. kryemnistri Erion Braçe tha se disa prej bizneseve të mbyllur i kanë rënë celularëve të deputetëve dhe ministrave, por askush prej tyre nuk mund t'i shpëtojë.

"Gjatë këtyre 10 ditëve drejtoria e tatim-paguesve ka bllokuar llogarinë e 22 prej tyre. Disa kanë reaguar ndërsa disa të tjerë nuk kanë reaguar. Prej tyre kanë rënë telefonat e drejtorëve, deputetëve dhe disa ministrave. Po e përsëris. Mos u lodhni kot. Asnjë telefon nuk iu ndihmon dot.

Beteja për të formalizuar çdo transaksion përfshirë edhe shërbimet në restorante dhe bare në vijën bregdetare është fokusuar tek njësitë e mëdha, Nuk kërkojmë prej tyre asgjë veç detyrimeve, kupon tatimor për çdo blerje dhe shitje. Janë mbyllur disa njësi.

Nuk ju duhet as gjoba dhe as mbyllja e njësisë së tyre, Na duhet të punojnë ligjërish dhe të paguajnë detyrimet. Ata që kanë nisur këngën që po i mbyllni për një kupon , dua t'iu them se nuk bëhet fjalë për asgjë përveç zbatimit të ligjit. Secili prej tyre do kalojë në procesin e rivlerësimit", tha Braçe.

Ora 12:11
Braçe: Diferenca në litrat e hidrokarbureve do i nënshtrohet detyrimeve fiskale deri në qindarkën e fundit (VIDEO)

Zv. kryeministri Eron Braçe  deklaroi se gjatë kontrolleve në bizneset e hidrokarbureve janë vënë re diferenca mes mallit të shitur dhe atij te deklaruar. Braçe tha se difernca në litra do i nënshtrohet detyrimeve fiskale.

"Në tregun e karburanteve vazhdon të gëlojë paligjshmëria në aspektin fiskal. Ajo është bërë aq e gjerë deri në kufijtë e shkeljes së kodit penal. Përmes regjimit të kasës me regjim manual të ndaluar me ligj. Nga këto kanë dalë diferenca mes shifrave të shitura dhe atyre të deklaruara. Diferencat arrijnë në mijëra ton. Po bëhet verifikimi i të gjitha kasave. Diferenca në litra do i nënshtrohet detyrimeve fiskale deri në qindarkën e fundit. Të gjithë ata që kapen me shkelje duke nisur nga dy që keni në pranga. Dua të mbështes veprimet e prokurorëve në Elbasan dhe Tiranë. Hetimet e tyre janë jetike. Administrata doganore ka shtrirë kontrolle në magazina e lira, kryesisht në produktin benzinë. Të dy administratat janë udhëzuar të llogarisin diferencat", u shpreh Braçe.