U mjekuan gabim, tre pacientë
marrin 31 mln lekë dëmshpërblim

U mjekuan gabim, tre pacientë<br />marrin 31 mln lekë dëmshpërblim
Elvana Hana, drejtoreshë e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, ka deklaruar se duhet të marrë fund praktika që spitali të paguajë për gabimet mjekësore që mund të bëjnë bluzat e bardha. Për këtë, ajo ka sugjeruar që duhet të ndërhyhet në legjislacion, duke e siguruar profesionin e mjekut, në mënyrë që më pas, të jetë ai vetë që paguan për dëmin e shkaktuar nga pakujdesia, pacientit.

Sugjerimi i drejtoreshës së ISKSH-së, ka ardhur pasi vetëm për vitin e fundit kanë rënduar buxhetet e spitaleve, e për pasojë edhe shërbimin ndaj pacientit, 3 raste, 2 në Vlorë dhe 1 në Lushnje, me shumën
rreth 31 milionë lekë të reja, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me sigurimin e profesionit.

"Kemi të bëjmë me hedhjen në gjyq nga ana e pacientëve të mjekëve apo stafit mjekësor për mjekim joprofesional. Me vendim të prerë të gjykatës, pacientët kanë përfituar shumën e lartpërmendur për shkak të gabimeve mjekësore. Çështja qëndron se për likuidimin e pacientëve janë përdorur fondet e spitaleve të cilat në fakt kanë destinacion tjetër si barna, paga, sigurime etj. Pikërisht për këtë arsye, që fondet të mos ndryshojnë destinacion, duhet të bëhet një ndërhyrje në ligj në mënyrë që mjekët dhe stafi mjekësor të kenë sigurimin e profesionit, sikurse kanë juristët apo profesione të tjera, nga ku mund të mbulohen faturat financiare të gabimeve mjekësore", - ka deklaruar drejtoresha e ISKSH-së.

Më tej ajo ka thënë se “shifrat ende nuk janë shumë shqetësuese krahasimisht me buxhetin e spitaleve, por në aftat të gjatë, duhet menduar seriozisht për përmirësimin e legjislacionit përsa i përket sigurimit të profesionit. Ky problem mund të kthehet në një boomerang nëse nuk i paraprihet që tani me rregullimet përkatëse ligjore".

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme