U mor peng në Francë në këmbim të pagesës 24 mijë paund për të shkuar në Britani, lirohet 25-vjeçari nga Kukësi. Policia pret përgjigjen e Interpol Lionit

U mor peng në Francë në këmbim të pagesës 24 mijë paund për të shkuar në Britani, lirohet 25-vjeçari nga Kukësi. Policia pret përgjigjen e Interpol Lionit

Policia e Kukësit

Kukës- 25-vjeçari kuksian, i cili u mor peng në Francë në këmbim të shumës 24 mijë paund, është liruar mbrëmjen e së mërkurës (11 Shtator). 

Burime nga pranë personave që kanë dijeni për ngjarjen, bënë me dije për Shqiptarja.com dhe Report TV se A.S., ka kontaktuar me vëllanë e tij në Kukës, ndërsa autoritetet shqiptare presin komunikim zyrtar më Interpol Lyon në Francë, për të konfirmuar lirimin e tij dhe hetimet. 

Për këtë rast, Policia arrestoi një ditë më parë 2 persona, që dyshohet se e ndihmuar të largohej ilegalisht nga Kukësi, fillimisht në kufirin e Kosovës dhe më tej në atë të Belgjikës, për të mbërritur në Francë si tranzit dhe me destinacion final Britaninë e Madhe.

Policia e Kukësit konfirmoi se në kuadër të operacionit të koduar “Garanti”:

“Ka arrestuar Shpresim Hasanaj, 26 vjeç dhe Astrit Elezi, 31 vjeç, banues në fshatin Muholaj, nën akuzë të ndihmës së paligjshme të kalimi të kufirit, pasi kanë ndihmuar të riun 25-vjeçar për të udhëtuar në mënyrë të paligjshme në Belgjikë, më pas në Francë dhe me destinacion të planifikuar final në Britani të Madhe”.

Për shkak të pagesës që bëhet në këto raste, i riu ishte marrë peng në këmbim të pagesës 24 mijë paundve si detyrim, duke u njoftuar familja. Kjo e fundit bëri dje (11 Shtator) denoncimin publik dhe në Policinë e Kukësit, e cila kreu veprimet hetimore dhe arrestimet.

Hetimet janë ende aktive dhe pritet zbardhja e plotë e ngjarjes dhe personave të përfshirë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit