U rrëmbye nga ish-i fejuari në Elbasan, vajza kërkoi ndihmë, gazetari i Report Tv njoftoi policinë, shpëtohet 20-vjeçarja: Ja si ndodhi

Një vajzë është rrëmbyer mesditën e sotme, por fatmirësisht pengmarrja ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi ka ndërhyrë policia. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja, pasi ka parë 20-vjeçaren duke hapur derën e pasme të makinës e duke kërkuar ndihmë, ka njoftuar policinë. Gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja  tregon kronologjinë si ndodhi ngjarja. 

“Ndodhesha në rrugën pranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit kur po kalonte një makinë tip BMË dhe një vajzë hapi derën duke kërkuar ndihmë. Në momentin që vajza hapi derën, shpejtësia e makinës u ngadalësua nga shoferi, ndërsa më pas dera u mbyll, ndërsa automjeti rriti shpejtësia duke u larguar. Në këtë moment njoftova menjëherë drejtorin e Policisë së Elbasanit Altin Qato, ndërsa vetëm pak minuta më pas makina u ndalua te Universiteti Aleksandër Xhuvani’- u shpreh gazetari i Report Tv, Kozarja.

I riu që mori me forcë në makinë ish-të fejuarën, pasi ishin ndarë, është ndaluar së bashku me tre personat e tjerë që e shoqëronin, ndërsa Report Tv sjell pamjet e makinës tip BMË targë AA 855 BE ku u mor me forca vajza dhe të drejtuesit. Ndërkohë që vajza rreth moshës 20-vjeç është dërguar në spitalin e Elbasanit për trajtim, pas tronditjes që pësoi nga rrëmbimi me dhunë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
U rrëmbye nga ish-i fejuari, vajza tregon ngjarjen për Report Tv: Ja si ndodhi

Report Tv ka zbardhur dëshminë e vajzës 20-vjeçe nga Elbasani, e cila u mor me forcë në makinë duke u rrëmbyer nga nga ish-i fejuari i saj. “Ai është ish-i fejuari im. Jemi ndarë, pasi ai më ka tradhtuar.

Nuk doja të rrija më me atë, prandaj kërkova ndihmë. Nëse policia nuk do të ndërhynte do të kisha pasoja” deklaroi ajo për gazetarin e Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja.

Gazetari i Report Tv raporton se vajza nga Katundi i Ri në Elbasan kishte shenja dhune në fytyrë, që dyshohet se i janë shkaktuar nga ish-i fejuari i saj.

Ora 12:17
Rrëmbeu vajzën në BMW, ja foto e autorit që u kap nga policia pas lajmërmit nga gazetari i Report TV

Ky është një nga personat e arrestuar për rrëmbimin e një vajze në një automjet tip BMW në Elbasan. Ai u ndalu dhe vajza u shpëtua pas lajmërmit të gazetarit të Report Tv në Elbasan Aldo Kozarja i cili njoftoi policinë pas thirrjes për ndihmë nga vajza.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 22/11/2018 17:50

    Bravo gazetarit per guximin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë