Një milion euro mashtrim me leje ndërtimi, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë/ EMRI

Një milion euro mashtrim me leje ndërtimi, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë/ EMRI

TIRANË-Një 41-vjeçar me precedent penal është arrestuar nga policia, pasi përmes mashtrimit u ka marrë tre personave një milion euro. I arrestuari nga operacioni “LUCIA” është Klodian Ciruna 41 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal po për mashtrim.

Sipas policisë së Tiranës, Klodian Ciruna u ka marrë tre personave me inicialet P. K. L. D., dhe B. H. një shumë prej 1 000 000 (një milionë) Euro me premtimin se do u siguronte leje ndërtimi. Për të bindur personat të cilëve u kishte marrë shumën, ai u premtonte se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano (duke dërguar e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë).

Gjithashtu, njofton policia, për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qenë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprën penale “Mashtrimit me pasoja të rënda” të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 06/07/2018 19:56

    Burgu esht pak per kete derr

    Përgjigju
    • vjollca: 23/07/2018 18:59

      edhe qenit kur i jep nje cope buke nuk ta kafshon me doren . ky mashtus dhe injorant qe hiqet duke mashtruar sikur eshte dipllomuar ne Itali nuk eshte gje tjeter vetem nje hajdut,mashtrus dhe ordiner tamam si i jati dhe e ema , mashtruse dhe hajdute qe kane mbytur Tiranen me vjedhje e mashtrime se eshte dhe 'figure" konsulle nderi e leshi te Indonezise ,me leket e vjedhura miletit. Tani e ka rrugen e hapur drejt burgut dhe ajo ai ti gezoje leket e vjedhura me mashtrim ne burg !!

  • geg hyseni: 05/07/2018 18:33

    Ky person duhet dekorua. Kur ka akoma injorant qe japin para kaq verberisht, ç' faj ka Ciruna?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë