Diplomati Bashkim Zeneli që ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare u përcoll këtë të hënë në banesën e fundit. Gjatë homazheve të mbajtura pranë Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit familjarë, miq, kolegë dhe personalitete të jetës politike e publike, e cilësuan vdekjen e tij si një humbje të madhe.
Valbona Zeneli e bija e diplomatit me lot në sy kujtoi figurën e të atit, si një njeri që rrezatonte drejtësi, zgjuarsi, vizion, butësi dhe dashuri për të bukurën, ndërsa u shpreh se jeta e tij ishte një vepër e madhe historike, politike, shoqërore dhe kulturore. Ajo theksoi se i ati nuk iu përkul kurrë injorancës dhe servilizmit, ndërsa pena e tij nuk iu bind askujt.
"Je ndriçues nga ata që rrezatojnë drejtësi, zgjuarsi, vizion, butësi dhe dashuri për të bukurën. I shtrenjti ynë, jeta jote ka qenë një vepër historike, politike, shoqërore, kulturore, por një jetë e ndarë me dashurinë dhe bukurinë tënde, mamin engjëllin, siç e quajte ti.
Nuk iu përkule kurrë injorancës dhe servilizmit, jo vetëm në komunizëm, por edhe sot. Pena jote nuk iu bind kurrë askujt. Ke respektuar të thjeshtin dhe ke sfiduar pushtetarin.
Si diplomat ke ndërtuar ura. Ke mbështetur shqiptarët kudo ku ke shërbyer dhe dera e shtëpisë sonë ka qenë e hapur gjithmonë. Ke shtruar shumë rrugë të integrimit të Shqipërisë në Europë. Refuzoje kategorikisht çdo akti që mban peng njeriun, nga korrupsioni dhe klientelizmin. Ti flije gjumë qetë dhe e nisje ditën duke kënduar", tha ajo ndër të tjera.
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka vlerësuar kontributin e diplomatit Zeneli në diplomacinë shqiptare, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të shquara të këtij profesioni.
“Ai po bëhej gati të botonte librin e tij më të fundit për dy kancelarët e Gjermanisë, Adenauer dhe Kohl. Më kërkoi që t’i bëja një paradhënie. E kishim lënë që të shiheshim shpejt. E kam njohur në mënyrë të veçantë. Ka qenë dhe mbetet një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare. Ai e dashuronte rolin e diplomatit. E dëshmoi këtë gjatë kohës së konfliktit të Kosovës. Ishte një njeri që kishte akoma vlera për të dhënë, për të përcjellë. Për fat të keq, disa gjëra nuk i kemi në dorë. Urojmë që kujtimi i tij të mbetet i paharruar”, tha Milo.
Namik Dokle e cilësoi ndarjen nga jeta të Zenelit si një humbje të madhe.
“Është një humbje jo vetëm për PS-në, por për të gjithë Shqipërinë, për politikën e jashtme të saj. Kemi humbur një njeri të mirë”, u shpreh Dokle.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se Bashkim Zeneli do të mbahet mend si një ambasador dhe politikan i nderuar, që la gjurmë në politikën shqiptare.
“Bashkim Zeneli do të mbahet mend si themeluesi i gazetarisë ndërkombëtare, për rolin e tij si gazetar dhe për ne edhe si një deputet. Sot ndahemi prej një mendjeje të ndritur, një shqiptar i madh dhe një ambasador e politikan i nderuar”, tha Balla.
Ndërkohë Ilir Meta, kreu i PL, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se Bashkim Zeneli përfaqësoi modelin e denjë të politikanit të urtë dhe largpamës, të reformave dhe orientimit të qartë euro-atlantik të Shqipërisë, por edhe diplomatin që dinte t’i jepte prioritet forcimit të gjithanshëm të bashkëpunimit me fqinjët.
"Politikan i përkushtuar për çështjen kombëtare dhe sidomos mbështetës i palodhur i lëvizjes çlirimtare të Kosovës", thekson ai.
Zeneli la pas një karrierë të gjatë në gazetari, politikë dhe diplomaci. Ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi, ishte deputet i Kuvendit dhe një nga intelektualët e hershëm të Partisë Socialiste. Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Ilir Meta e nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij në politikën e jashtme, gazetari dhe çështjen kombëtare.
Valbona Zeneli, e bija e diplomatit Bashkim Zeneli mbajti një fjalë prekëse në emër të familjes, duke kujtuar figurën e të atit, kontributin e tij në jetën publike dhe vlerat që e karakterizuan gjatë gjithë jetës.
"Je ndriçues nga ata që rrezatojnë drejtësi, zgjuarsi, vizion, butësi dhe dashuri për të bukurën. I shtrenjti ynë, jeta jote ka qenë një vepër historike, politike, shoqërore, kulturore, por një jetë e ndarë me dashurinë dhe bukurinë tënde, mamin engjëllin, siç e quajte ti.
Nuk iu përkule kurrë injorancës dhe servilizmit, jo vetëm në komunizëm, por edhe sot. Pena jote nuk iu bind kurrë askujt. Ke respektuar të thjeshtin dhe ke sfiduar pushtetarin.
Si diplomat ke ndërtuar ura. Ke mbështetur shqiptarët kudo ku ke shërbyer dhe dera e shtëpisë sonë ka qenë e hapur gjithmonë. Ke shtruar shumë rrugë të integrimit të Shqipërisë në Europë. Refuzoje kategorikisht çdo akti që mban peng njeriun, nga korrupsioni dhe klientelizmin. Ti flije gjumë qetë dhe e nisje ditën duke kënduar.
E ke jetuar jetën me shumë dashuri, me kulturë dhe shumë libra. Ditën që u ngrite në qiell do të publikohej libri yt i katërt. Je mënyra si ne do të ruajmë vlerat dhe dinjitetin tonë. Zemrat janë të thyera, por me shumë dashuri dhe kujtime. Ti je engjëlli më i bukur në parajsë. U ngrite në qiell me këngën tënde të preferuar ‘Lule bore’. Shpirti yt do të ndriçojë në qiell ashtu si në Tokë., tha ajo me lot në sy.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka marrë pjesë në homazhet që po mbahen në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli.
Balla theksoi se Zeneli do të mbahet mend si një ambasador dhe politikan i nderuar, që la gjurmë në politikën shqiptare.
“Bashkim Zeneli do të mbahet mend si themeluesi i gazetarisë ndërkombëtare, për rolin e tij si gazetar dhe për ne edhe si një deputet. Por edhe si një model i ambasadorit të Shqipërisë në disa vende të rëndësishme, Gjermani e Greqi, ku roli i tij si ambasador u vu në pah nga autoritetet më të larta të dy vendeve. Sot ndahemi prej një mendjeje të ndritur, një shqiptar i madh dhe një ambasador e politikan i nderuar”, tha Balla.


Komente
Komento