U ndërtuan gjatë fushatës, shemben rreth 20 objekte në Sarandë

Policia Bashkiake e Sarandës, me mbështetjen e forcave të Policisë së Rendit, ka filluar ditën e sotme prishjen e disa ndërtimeve, të cilat sipas policisë, janë pa leje dhe mendohet se janë ndërtuar gjatë periudhës së fushatës elektorale.

Burime nga policia njoftojnë se janë rreth 20 objekte të tilla të cilat janë për t’u prishur gjatë këtij aksioni. Këto ndërtime janë shembur pa përplasje mes policisë dhe pronarëve.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/05/2021 03:04

    Keta paskan menduar se meqe ishte kohe zgjedhjesh,ose nuk do pyeste kush sec behej,ose kane shpresuar t'ua legalizojne.

    Përgjigju
  • Jari: 04/05/2021 18:49

    Hajdeni shikoni te 5 Maji në Tiranë, te rrobaqepsia e Sajmir Bida që ka rrethuar dy pallate dhe nuk kanë shesh pushimi, shikoni se çfarë kasapane ka bërë ky në mes të Tironës, ku nuk ka një stol të ulen pleqtë.

    Përgjigju
  • Henri: 04/05/2021 16:54

    Shkoni ne borsh eshte ber nami me ndertimet para fushates.

    Përgjigju
  • Askushi: 04/05/2021 15:05

    Redaksia a ka mundesi qe keta persona qe abuzojne me ligjin duke ndertuar vend e pa vend te mos i quani pronare por abuzues. Se sic e keni shkruar duket sikur i kishin objektet me leje dhe tani ja shpronesuat dhe po i prishni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?