Danimarka fitoi dje 2-0 në shtëpi kundër Zvicrës në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve për këtë sezon. Helvetët u ndëshkuan me dy kartona të kuq, teksa Elvedi dhe Xhaka lanë ekipin me nëntë lojtarë.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka vijuar me polemikat pas ndeshjes, duke akuzuar arbitrin gjerman Siebert.
“Me kalimin e viteve unë kam ndryshuar dhe jam bërë më i qetë, por në një ndeshje si kjo e sotmja ku u vunë re shumë padrejtësi u bëra shumë emocional. Në futboll fjala respekt është shumë e rëndësishme, por sot (dje) lojtarët e Danimarkës nuk kishin të bënin asgjë me këtë fjalë.
Në pjesën e parë u sollëm mjaft mirë pasi nxorrëm topin jashtë kur pamë se një lojtar i Danimarkës u dëmtua. Në pjesën e dytë rivalët nuk bënë të njëjtën gjë me ne kur na u dëmtua Breel. Në atë episod ne pësuam edhe gol dhe ajo që ndodhi e keni parë të gjithë nuk është nevoja të flas”, komentoi Xhaka.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.1%
-
Pak
20.2%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historike/ Kosova ‘shkel’ Islandën dhe ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve
23 Mars, 20:30
-
Liga e Kombeve rikthehet me fazën çerekfinale, spikat Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë! Në fushë edhe Kosova
20 Mars, 11:48
-
Kosova stërvitet në ‘Fadil Vokrri’, dy yjet e Dardanëve shqetësojnë trajnerin Foda
19 Mars, 16:10
-
Kylian Mbappe rikthehet në kombëtaren franceze
14 Shkurt, 13:55
-
Lufta në Ukrainë, UEFA sposton ndeshjen në 'Elbasan Arena'
12 Shkurt, 10:18
-
VIDEO/ Perla e Granit Xhakës, mesfushori shqiptar nominohet për 'Golin e Vitit'
28 Dhjetor 2024, 12:42
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të plota të zonës Schengen
12 Dhjetor 2024, 11:49
-
Granit Xhaka 'fiku' mesfushën e Interit, statistikat e shqiptarit: Na duhet punë
11 Dhjetor 2024, 11:47
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor 2024, 11:40
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor 2024, 19:48
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor 2024, 14:06