Dy persona me origjinë shqiptare, 22 dhe 28 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane, të cilët mbanin në një banesë 4 kg kokainë, 1.5 kg marijuanë dhe 20 mijë euro cash.
Ata prej disa ditësh ishin në fokusin e Agjentëve të Skuadrës Fluturuese, një seksion kundër krimit të përhapur, pas një denoncimi për një vajtje-ardhje të çuditshme në një apartament në via Della Pietra.
Mëngjesin e djeshëm (30 Janar), policët vunë re se një djalë i ri po dilte nga banesa e raportuar dhe pasi hipi në autobus, shkoi në Via Emilia Ponente, raportojnë mediat italiane.
Punonjësit e tjerë pranë shtëpisë kanë vërejtur një tjetër të ri shqiptar që ka mbërritur rreth orës 14:00 me orën lokale, i cili ka hyrë në shtëpinë e raportuar, pak pasi është larguar në mënyrë të dyshimtë dhe ka hipur në një makinë.
Hetuesit vendosën të vazhdojnë me kontrollin e të dyshuarit të ri, por ai goditi dy operatorë të Skuadrës Fluturuese me makinën e tij dhe u largua.
Rezultati ishte një ndjekje e cila zgjati disa kilometra drejt San Lazzaro deri në daljen 5 të unazës, ku makina u bllokua. Gjatë ndjekjes drejtuesi i makinës ka hedhur qafe një tufë çelësash dhe lëndë narkotike.
Në të njëjtën kohë, grupi tjetër policor ka qëndruar pranë shtëpisë ku pak më pas ka mbërritur djali i ri i cili ishte vënë re duke dalë nga shtëpia dhe duke marrë autobusin në mëngjes dhe i është bërë kontroll i menjëhershëm dhe kontroll brenda banesës.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.6%
-
Jo
12.1%
-
Akoma
6.3%
Vota total: 331
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Vritet me thikë 22-vjeçarja në Messina, shoku i universitetit arrestohet si autor i dyshuar! E reja kishte shprehur frikë ndaj tij
1 Prill, 07:22
-
Romë/ Dyqani i Tesla-s përfshihet nga flakët, 16 makina të shkatërruara! Elon Musk: Është terrorizëm
31 Mars, 19:16
-
Milano/ Rrëmbyen, plagosën dhe kërcënuan të miturin me armë, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë! E akuzonin se u kishte vjedhur kokainën dhe dëmtuar makinën
31 Mars, 16:43
-
Itali/ ‘Jessy’ tradhton shqiptarin, i zbulon kokainën dhe 10 mijë euro cash! E trafikonte me biçikletë elektrike përgjatë bregdetit
31 Mars, 16:19
-
Kampi i Gjadrit do të përdoret për ndalimin e emigrantëve në pritje të dëbimit, Komisioni Europian: Dekreti i Melonit, në përputhje me ligjin e BE
31 Mars, 16:04
-
Korrieri shqiptar i drogës dëbohet nga Terni, 26-vjeçari vuajti 3 vite burgim! U kap me 195 pako kokainë, trafikonte mes Shqipërisë dhe Italisë
31 Mars, 16:03
-
Inskenoi vdekjen në Pukë, Ministria italiane e Drejtësisë ‘vulos’ ekstradimin e biznesmenit Pecorelli! I dënuar me 4 vite burg nga autoritetet shqiptare
31 Mars, 11:46
-
Itali/ Arrestohet 38- vjeçari shqiptar, karabinerët i gjejnë sasi kokaine dhe marijuane në garazhin e shtëpisë
31 Mars, 11:28
-
Itali/ Arratiset nga burgu 34-vjeçari shqiptar, kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë! I dënuar për grabitje (EMRI)
30 Mars, 16:24
-
Pesë fluturime të dyshimta, misteri i dronit rus që “spiunon” mbi qendrën kërkimore të BE
30 Mars, 15:24
-
Letrat amerikane kundër diversitetit mbërrijnë edhe te furnitorët italianë: Mos zbatoni politika të barazisë dhe përfshirjes
30 Mars, 15:11
-
Zgjedhjet/ Votat e diasporës do transportohen në 85 shtete të botës, caktohet kompania! Fondi 10 mln euro, kostoja 40 euro për çdo emigrant
30 Mars, 14:55