U ndryshonte produkteve ushqimore datën e skadencës, Kote lë qelinë! AKU 12 kontrolle në kompaninë e tij, por s’gjeti shkelje

Pak orë pasi u arrestua për falsifikim të ushqimeve si dajthë, vaj ulliri, salcë e reçel, Mihail Kote administratori i SARANDA-AL ka lënë qelinë duke u rikthyer në banesë.

Masa ndaj tij arrest shtëpie u vendos me kërkesë të prokurorisë pasi në trupin e Kotes u vu re se ai kishte një pajisje për frymarrjen dhe në qeli i rrezikohej jeta.

Ndërkohë krimi ekonomik dhe autoriteti kombëtar i ushqimit po punojnë për të tërhequr nga tregu produktet me këtë markë, pasi nga provat e grumbulluara ka rezultuar se datat e skadencës ishin fiktive.

Një tjetër detaj që po heton krimi ekonomik është edhe prania e korrupsionit pasi prej 2019 firma e Kotes është kontrolluar 12 herë, e fundit në shkurt 2021 nga AKU, por kurrë s’është konstatuar shkelja dhe prodhimi i ushqimeve të dëmshme dhe të falsifikaura.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/03/2021 23:22

    Ose AKU ka marre para per te heshtur,ose ky ka bere te zgjuarin,ka fshehur mallin e dyshimte dhe ka patur vetem mall te sakte per t'ia treguar kontrrollit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje