Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në nëntor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik, në prani edhe të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.
Kryeministri Rama e ka quajtur këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm që shqiptarët të kenë lëvizje të lirë me vendet e Ballkanit, përfshirë Serbinë ku mund të udhëtojmë edhe pa dokumente.
Po kaq të rëndësishme e ka quajtur këtë marrëveshje dhe presidenti serb Vuçiç.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.10474, DATË 27.10.2011
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:
Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, ratifikuar me ligjin nr.10474, datë 27.10.2011, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave
-
HAP PUNE O RAMA ,,,DHE THIRR INVESTITORE TE FUQISHEM TE INVESTOJNE NE SHQIPERI ME PROJEKTE SI KY I PORTIT TE DURRESIT...
Përgjigju -
Edhe me Greqine dhe Turqine të bëhet marrveshja me levizje vetëm me kartë edhe me Bullgarinë !
Përgjigju -
Gabim i madh, shqiptaret jan të gjith me pasaporta kurse serbët jo pra nga ana ekonomike fitojn kto të fundit. Mos kini besim te serbia sepse historia e ka tregu se si sillet serbia me politiken e tyre mashtruse propagandiste. Duhen një libër me 1000 flet me fol kundra serbis
Përgjigju-
O Taulant mjerë Shqipëria....
-
Cfare do humbim ne nese vijne serbet me karta identiteti dhe fjala bie bejne plazh 1 jave ne Sarande apo Ksamil?!
-










Komente
Komento