Kreu i SPAK Altin Dumani është treguar i rezervuar në lidhje me hetimet për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, për të cilin tha se është në hetim. Sipas kreut të SPAK, ai nuk mund të japë një përgjigje nëse ‘u ngjall’ apo ‘nuk u ngjall’ me atentatin në Don Bosko, pasi ai është prokuror dhe nga ana e tyre janë ndërmarrë veprimet hetimore.
“Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim, në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të heshtë dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e "Don Boskos", nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme. Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e "Don Boskos", "u ngjall" apo "nuk u ngjall Ervis Martinaj". Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, ka thënë kreu i SPAK.
Në bashkëbisedimin sot me gazetarët, kryetari i SPAK Altin Dumani ka cekur edhe çështjen e dekonspirimit të operacioneve, siç ishte ai i ‘Golden Bullet’. Dumani tha se operacionet nuk dekonspirohen asnjëherë nga SPAK por nga policia në momentin kur dalin për zbatim urdhrat e arrestit.
Dumani tha se nuk ka një procedim më vetë për këtë por në kuadër të hetimeve të përgjithshme për dosjen ‘Golden Bullet’ po hetohet edhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Kush është Ervis Martinaj
Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Shfaqja e fundit publike e Martinaj, daton të jetë më 9 gusht në Tiranë, në ambientet e një qendre tregtare pranë Zogut të Zi, vetëm disa ditë pasi ai ishte parë të lëvizte i lirë në Durrës. Pistat kryesore të hetimit mbeten ekzekutimi i tij ose inskenimi nga vetë ai sikur e kanë vrarë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.4%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 4769
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Pse Flamur Noka po betohet se 'nuk merret peng'?
21 Dhjetor, 20:38
-
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
21 Dhjetor, 18:00
-
Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht
21 Dhjetor, 17:27
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Tentuan vrasin të "fortin" e Vlorës/ SPAK kërkon 11 vite burg për Luzin dhe Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin
21 Dhjetor, 14:17
-
‘Mbështesim SPAK, pro zgjatjes së mandatit të prokurorëve’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar
21 Dhjetor, 12:49
-
Ylli Pata: A do pranohet nga socialistët, propozimi i SHBA për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK?
20 Dhjetor, 19:33
-
5 vite SPAK/ Romeo Kara në Report Tv: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash, por shpallje të reja! Shabani: Saliu e Meta të akuzuar se kanë porositur vrasje
20 Dhjetor, 19:19
-
Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s'mund t'i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë
20 Dhjetor, 13:04
-
5 vite SPAK, Sula: Stekën e ka ngritur vetëm tek opozita, jo mazhoranca! Nesturi: Ata që flasin kundër, janë më të prekurit! Sefa: Ecuria duhet të ishte më e shpejtë
19 Dhjetor, 21:58
-
Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit
19 Dhjetor, 16:59
-
SPAK 5 vjeç, Altin Dumani: Misioni vazhdon! (Fjala e plotë)
19 Dhjetor, 15:32