U nxor pas 5 ditësh nga pusi i pajetë/ Futbollisti bën gjestin human për prindërit e 5-vjeçarit

U nxor pas 5 ditësh nga pusi i pajetë/ Futbollisti bën gjestin human për prindërit e 5-vjeçarit

Afrikë Veriore- Pas lajmit tragjik të vdekjes së 5-vjeçarit Rayan Oram i cili mbeti i bllokuar në pus, futbollisti i Al Itihad, Abderrezak Hamdullah, ka bërë gjestin human ndaj familjes së tij.

I pikëlluar nga kjo ngjarje e rëndë dhe i shtyrë për të ndihmuar disi familjen e vogëlushit, futbollisti është ofruar për t’i blerë një shtëpi të re. Qindra shpëtues punuan pa u lodhur për pesë ditë për të shpëtuar Rayan Oram. Ekipi, disa prej të cilëve kishin gërmuar me duar, më në fund arriti tek ai dhe e nxori në sipërfaqe. Por 5-vjeçari nuk arriti dot që të mbijetojë. 31-vjeçari, i cili luajti nën drejtimin e ish-trajnerit të Anglisë, Sven-Goran Eriksson, pas një kalimi në skuadrën e Superligës kineze Guangzhou, tha:

“I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së Rayanit dhe i kërkoj Zotit t’u japë atyre durim. Kam vendosur që në emrin tim, të familjes sime dhe marokenëve ta ndihmojmë këtë familje për të sjellë sadopak gëzim në jetën e tyre, duke u dhuruar një shtëpi të mobiluar.”

5-vjeçari maroken kishte rënë në një pus në fshatin Ighran të Afrikës Veriore dhe është nxjerrë pas 5 ditësh i pajetë nga ekipet e shpëtimit. Ngjarja shkaktoi një reagim të madh në rrjete sociale ndërsa qindra njerëz u mblodhën në vendngjarje. I mituri kishte rënë në 32 metra thellësi në pus ndërsa ka qenë e vështirë ndërhyrja më herët për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Futbollisti, Abderrezak Hamdullah

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian