Nita Latifi dhe Shpat Kërleshi ishin të dy pjesëmarrës të këtij edicioni të BBV, e ndonëse Nita e filloi rrugëtimin para tij dhe u largua si gjysmë finaliste edhe Shpati bëri “zhurmë” me hyrjen e tij.
Këngëtarja nga Kosova Nita Latifi, e cila arriti të shkonte deri në gjysmëfinale të BBV, u përfol edhe për një marrëdhënie me moderatorin nga Kosova Shpat Kërleshi, me të cilin njihej prej vitesh.
Që me hyrjen e tij të pazakontë në shtëpinë e Big Brother, Nita arriti ta njihte edhe pse ai ishte maskuar dhe kishte mbuluar fytyrën.Sapo e pa në sy ajo tha emrin e Shpatit duke ngritur në këtë mënyrë dyshime për afrimitetin e tyre.
Më vonë këngëtarja dhe moderatori kanë rrëfyer se njihen prej vitesh nga jashtë dhe dikur kishin tentuar të krijonin një marrëdhënie dashurore por nuk kishte funksionuar.Të dy ish-banorët janë munduar të bindin vazhdimisht banorët e tjerë të shtëpisë dhe publikun se mes tyre nuk ka asgjë, ndonëse në disa momente sjelljet e tyre kanë lënë për të dyshuar.
Tanimë që gjithçka është përmbyllur dhe BB VIP ka mbaruar, ajo u pa në një hotel me Shpatin dhe kaq u desh që të nxiteshin zërat se mes tyre mund të kishte një lidhje.Megjithatë, këto aludime i hodhi poshtë vetë ajo duke thënë se e kishte takuar për çështje pune.
“E pashë lajmin. Plus më keq në hotel (qesh). Po, po e them për herë të parë, atë që mbase edhe nuk keni dëshirë me dëgju. Jam taku për çështje pune. Ai do të jetë pjesë e klipit tim të ri”, ka thënë këngëtarja.
M.T/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 08:56
A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?
-
Po
73.5%
-
Jo
19.7%
-
Nuk kam mendim
6.8%
Vota total: 2906
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Kam tentuar t’i jap fund jetës', rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat
9 Shkurt, 20:37
-
'Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr'/ Debatet në Big Brother Vip Albania, Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd
8 Shkurt, 11:36
-
Artani i Big Brother ‘më pranë’ fitores, bëhet një konkurrent i vetëm me Luiz Ejllin! Kalkulime dhe revolta, si reaguan banorët me ardhjen e tij
8 Shkurt, 07:48
-
Luiz Ejlli futet sonte në Big Brother VIP Albania, ja çfarë thotë ai
7 Shkurt, 19:38
-
'Kam një histori që nuk e di njeri', Selin i rrëfehet Dj Gimbos: Babai im bëri një gabim, nuk e di nëse mami e ka falur
30 Janar, 21:11
-
‘Më ka shti në tokë’, Rogerti i përmendi vëllain e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen në lot në dhomën e rrëfimit: E di zemra ime se çfarë ka heq
29 Janar, 22:49
-
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e 'Big Brother VIP' Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin
27 Janar, 22:20
-
Dhunë brenda Big Brother, Jozi godet me shuplakë në fytyrë Gjestin! Zbardhet dëshmia në Komisariat: Më ka provokuar! Ish-banori do të hetohet në gjendje të lirë(VIDEO)
13 Prill 2025, 07:02
-
VIDEOLAJM/ Pas dështimit madhështor dhe as 1 ore protestë për TikTok, të rinjtë e PD mblidhen për të parë 'Big Brother VIP’
15 Mars 2025, 22:47
-
Kamera e fshehtë shkon keq, ish-banori i ‘BBVIP4’ iu drejton armën aktorëve (VIDEO)
9 Mars 2025, 14:00
-
Ofendoi Gjestin, Jozi përjashtohet nga 'Big Brother Vip'
5 Shkurt 2025, 12:31
-
Pas urgjencës mjekësore, Loredana kthehet në shtëpinë e BBVA
18 Janar 2025, 19:17