Vetëm pak kohë më parë çifti u ndodh mes spekulimesh për divorc. Thashetheme të shumta u përhapën, duke aluduar se pas më shumë se 18 vitesh së bashku David dhe Victoria Beckham ishin në krizë dhe po ndaheshin. Mirëpo mbrëmjen e të mërkurës, dyshja ka festuar 19 vjetorin e martesës në një darkë romantike. Ylli i futbollit ka postuar një foto me gruan e tij dhe është shprehur me fjalë shumë të ëmbla në rrjetet sociale.
Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη David Beckham (@davidbeckham) στις 4 Ιούλ, 2018 στις 2:18 μμ PDT
"Wow 19 vite...Në këto kohë 19 vite më parë isha veshur nga koka tek këmbët me kostum ngjyrë të purpurt. Gëzuar përvjetorin gruaja dhe nëna më e mrekullueshme,"- shkroi David. Të njëjtën foto postoi dhe Victoria ku shkruante: "19 vite! Të dua shumë."
Çifti i famshëm kanë 4 fëmjë, Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15 vjeç, Cruz, 13 dhe vajza Harper, 6 vjeç, të cilët u kishin përgatitur dhurata prindërve të tyre me rastin e veçantë.