Barack Obama i uroi ditëlindjen 'dashurisë së jetës së tij', duke i dhënë kështu njëherë e mirë thashethemeve se çifti ishin drejt ndarjes.
“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, Michelle Obama. Ti e mbush çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri dhe humor. Jam shumë me fat që mund të kaloj aventurat e jetës me ty. Të dua!” i shkroi Obama në platformën X.
Bashkë me mesazhin, Obama ka postuar edhe një foto të pa publikuar më parë, ku çifti kapur për dore. duken tejet të lumtur.
Çifti, i cili u takua për herë të parë në vitin 1989 kur të dy punonin në një firmë ligjore në Çikago, u martuan në vitin 1992.
Ata mirëpritën vajzën e tyre të parë, Malia, gjashtë vjet më vonë në 1998, dhe vajzën e tyre të dytë, Sasha, në 2001.