U përfolën se ishin drejt ndarjes Barack Obama uron bashkëshorten: Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime

U përfolën se ishin drejt ndarjes Barack Obama uron bashkëshorten: Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime

Barack dhe Michelle Obama

Barack Obama i uroi ditëlindjen 'dashurisë së jetës së tij', duke i dhënë kështu njëherë e mirë thashethemeve se çifti ishin drejt ndarjes.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, Michelle Obama. Ti e mbush çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri dhe humor. Jam shumë me fat që mund të kaloj aventurat e jetës me ty. Të dua!” i shkroi Obama në platformën X.

Bashkë me mesazhin, Obama ka postuar edhe një foto të pa publikuar më parë, ku çifti kapur për dore. duken tejet të lumtur.

Çifti, i cili u takua për herë të parë në vitin 1989 kur të dy punonin në një firmë ligjore në Çikago, u martuan në vitin 1992.

Ata mirëpritën vajzën e tyre të parë, Malia, gjashtë vjet më vonë në 1998, dhe vajzën e tyre të dytë, Sasha, në 2001.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Drejtoria e Tatimeve përgënjeshtron: Starlink Albania operon normalisht

Drejtoria e Tatimeve përgënjeshtron: Starlink Albania operon normalisht